Si shihet atdheu nga larg

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane(LQSHA)me seli në Nju Jork,tash e tridhjetë vjet në veprimtarisë politike dhe kombëtare për çështjen shqiptare dhe të Kosovës,ishte një zë i fuqishëm në dyert e institucioneve të Amerikës(Kongres dhe Senat)në Washington.

Për këto vite,Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk ia bën as më të voglin gjest arbëreshit në nderim të aktivitetit të tij kombëtar,kur e kur,ishte në ballë të dritës për të ndihmuar shqiptarët dhe Kosovën nga katrahura fashiste dhe të skenarëve të gjenocidit të projektuara nga logjistika ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë së S.Millosheviq!

Për këto vite,Tirana dhe Prishtina nuk e panë dhe nuk ditën se çfarë ka bër dhe çfarë po bën (LQSHA)me arbëreshin Joe DioGuardi në Nju Jork dhe Washington…?!

Në këtë rrugëtim,para do kohe,një zyrtar qeveritar i Kosovës(Petrit Selimi)pati thënë me gjuhën e turpit dhe kumbara i Ivica Daçiçit(sic!)se arbëreshit i paskësha kaluar koha e tij politike dhe e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan(sic!).

Po të kisha punuar për Serbinë,thoshte arbëreshi ynë Joe DioGuardi,çfarë do të bënte Serbia e Millosheviqit dhe Vuçiqit..?!

Pse jemi kështu përtej vetës,harrojmë për veprimtarinëe të tjerëve dhe,vrapojmë më të tjerët,e kam fjalën më disa organizata të diasporës shqiptare në Amerikë,që,kur vijnë zyrtarët e lartë nga Tirana dhe Prishtina,e bëjnë ,,agjendën,,shpejt e shpejt dhe aparatin për fotografi kaq e kanë ato kaqikin…(sic!).

Ndërsa LIQSHA-së me Joe DioGuardi në Nju Jork,nuk e ftojnë nuk e vizitojnë të paktën për një kafe…(sic!).Dhe,në ditën e festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës,dy ambasadat e këtyre vendeve tona,arbëreshin Joe DioGuardi,nuk e ftojnë në asnjë manifestim apo takime zyrtare në nderim të ditës së pavarësisë!?

Është për çdo kritikë pse organizatat në diasporën shqiptare në Amerikë(Vatra)dhe të tjera si kjo nuk ua bën dot zemra,që të afrojnë e të nderojnë ashtu siç e nderon veprimtaria e Tij kombëtare arbëreshin Joe DioGuardi për këto tridhjetë vjet në ballë të çështjes shqiptare dhe për lirinë e Kosovës.

Arbëreshi Joe DioGuardi duhet nderuar dhe do të jetë i nderuar në faqet e historisë të diasporës shqiptare në Amerikë(LQSHA)një zë i fuqishëm në krah të atdheut dhe të shqiptarizmës në tokën e vet në Ballkan.

Për këto tridhjetë vjetë të veprimtarisë kombëtare(LQSHA)e vetmja organizatë kombëtare më të drejtë sipas ligjeve të Amerikës që të lobojë për çështjen shqiptare në Ballkan,Tirana dhe Prishtina të marrin nismën zyrtare,që arbëreshin Joe DioGuardi të nderojnë me titullin,,Ambasador Nderi,,në Washington!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria miratoi rekomandimin e KSN-së: ja sa ditë do të zgjasë karantina për të infektuarit me Kovid-19

Story i radhës

​Qeveria e Sllovenisë nuk po shqyrton lehtësimin e masave antiCOVID-19

Të fundit nga