Beyonce ka postuar një fotografi të rrallë me tre fëmijët e saj dhe të Jay-Z, përpara publikimit të albumit të saj të ri “Renaissance”.
40 vjeçarja poztoi krah vajzës 10 vjeçare dhe dy binjakëve të saj pesëvjeçarë.
Beyonce vazhdoi të falënderonte publikisht fëmijët e saj, bashkëshortin dhe anëtarët e tjerë të ngushtë të familjes që i dhanë asaj ‘hapësirën, kreativitetin dhe frymëzimin’ që i nevojitej për të krijuar punën e saj më të fundit.
“Renaissance” është albumi i shtatë në studio i artistes dhe përfshin 16 këngë të reja, duke përfshirë këngën e lëshuar së fundmi “Break My Soul”.
Beyonce me fëmijët e saj