Si po i dështon plani Vuçiqit për ta sunduar Serbinë për edhe një dekadë

July 20, 2023
min lexim

Për disa arsye si duket i gjithë problemi është në telashe dhe ka hyrë në qorr sokak, që tek Vucic ka shkaktuar një sulm paniku të butë. Gabimi i llogarisë dhe huqja e momentit e detyrojnë atë të përshpejtojë drejt vendosjes së kornizave të Lëvizjes së tij nacionaliste-populiste para zgjedhjeve që priten në pranverë të 2024 në Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vucic rishtas ka braktisur kreun e partisë në pushtet Progresivët e Serbisë për të themeluar njëlloj lëvizje popullore mbi partiake pan-serbe me të cilën në të vërtetë zgjedhjet e ardhshme, me shumë gjasë të parakohshme, do të realizonte shumicën absolute në Kuvendin e Serbisë dhe do t’ia mundësonte vetes pushtetin për vite të tëra shkruan gazeta kroate Jutarnji List.

Por, si duket kriza e tanishme politike, që ndodhi si pasojë e vrasjeve të tmerrshme në masë që nxiti protestat më të mëdha anti-regjimit në Serbi, problemet rreth Kosovës (Vucic si asnjëherë është mbështetet për muri pasi Uashingtoni dhe Brukseli kanë vendosur që të zgjidhin nyjën kosovare më së voni deri në mes të vitit të vitit të ardhshëm) e kanë vënë gjithë atë projekt në telashe, nëse jo në qorr sokak, duke i shkaktuar Vucic një sulm të lehtë paniku.

Vucic e kishte ideuar atë lëvizje popullore si një platformë koalicioni partiak, në të cilën ai realisht veten do ta përcaktonte si prijësi i gjithë partive dhe organizatave të regjimit, posaçërisht këto të krahut e spektrit djathtist nacionalist-populist. Me këtë unifikim të këtij numri të madh të opsioneve pro-regjimit ai do t’ia dilte të arrinte një shumicë të konsiderueshme në kuvendin serb dhe kështu të unifikuar do të ballafaqohej me një opozitë të vogël dhe të përçarë. Përpos kësaj, ai kështu do të largonte nga vetja barrën e kompromentuar të Partisë Progresive të Serbisë. Në fund, ai është më i popullarizuar se partia, që natyrisht ende e kontrollon, megjithëse ia dorëzoi ‘pionit’ të tij Milos Vucevic.

Por, si duket ai i paska bërë llogaritë gabimisht.

Për lëvizjen që foli publikisht fillimisht në rrethana të tjera politike, para se Serbia të përballej me vrasjet e tmerrshme në masë shkollën fillore ‘Ribnikar’ dhe Mladenovac. I ideuar në radhë të parë si një ‘bashkim në mbrojtje të Kosovës’, tani është shndërruar në lëvizje e nevojshme, me qëllim të kundërshtimit të protestave anti-regjimit që kërkojnë zhdukjen e tij politike, e synim e ka qëndrimin në pushtet me çdo çmim dhe përmbushjes së kënaqësisë së veta politike dhe grykësisë personale.

Por, siç shkruan gazeta serbe Danas, Vucic është në telashe pasi hulumtimet tregojnë se numri më i madh i votuesve të tij nuk e kanë kuptuar as tërheqjen e tij nga kreu i Progresivëve, e as “idenë e krijimit të një lëvizjeje mbipartiake që do të ishte mbi Partinë Progresive Serbe”. Për shkak të kësaj në një adresimin e tij të panumërt tash, njoftoi se tani për tani është luajtur vetëm pjesa e parë dhe duhet pritur e dyta.

“Në të parën i rritëm pensionet dhe pagat” thoshte Vucic dhe njoftoi se me Lëvizjen (kjo do të duhej të ishte pjesa e dytë) do të duhej të niste një periudhë e re e prosperitetit për Serbinë, apo siç shkruan me ironi Danas, do të duhej të niste ‘epoka e platinit’ kur kihet parasysh që Vucic dhe propaganda e tij gjendjen e tanishme tashmë e quajnë ‘epoka e artë’.

Por, Biljana Djordjevic nga partia ‘Mos e mbysni Beogradin’ megjithatë pretendon se Serbia ka “ka pabarazinë më të madhe sociale në Europë’ dhe është vendi që më shumit “promovon dhunën dhe urrejtjen në hapësirën publike”.

E Biljana Stojkovic nga partia serbe ‘Të bashkuar’ konstaton se Vucic është në panik pasi po i bie mbështetja, e “puna me Lëvizjen s’po i ecën sipas planit”. Sipas mendimit të saj, Vucic ka vlerësuar gabimisht momentin kur vendosi ta themelojë Lëvizjen e më pas e kuptoi se duhet të nisë një fushatë më agresive dhe më të pranueshme të sqarimit shpjegon kuptimin e kësaj lëvizje. Siç thotë ajo, tash e tutje do të dëgjojmë atë të llomotisë mbarë e mbrapsht, “përfshi inteligjencën artificiale, vetura fluturuese dhe ca vajtim” tha Stojkovic.

Vucic po vazhdon dhe po shtyn bashkëpunëtorët e tij në krahun politik nacionalist-konservator kështu që edhe Ivica Dacic, shefi i partisë socialiste të post-Milosevic, që tha se “bashkëveprimi i Socialistëve brenda Lëvizjes do të ishte në dobi të Serbisë” e më pas edhe për Partinë Socialiste të Serbisë, megjithëse ditë më parë ishte mjaft ngurrues. Si duket, ai shpreson që kështu do të ia dilte të mbetej në pushtet dhe se Vucic, sado që do të dëshironte ta hiqte qafe, i duhet medoemos të bashkëpunojë me të e ti japë pozita e pjesë të hises në formën e kompanive publike.

Vucic deri në vjeshtë do të duhej t’i vinte kornizat e Lëvizjes, posaçërisht tani kur përflitet se në pranverën e 2024’së do të mund të shpalleshin zgjedhje, e siç paramendohet, kur edhe do të niste pjesë e dytë – sundimi i Serbisë në dhjetë e më shumë vite.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ndryshon truri me kalimin e moshës?

Story i radhës

6 gracka psikologjike që të pengojnë të shpëtosh

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë