“Si pëllumb, tu bëfsha kurban”, Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh

December 26, 2024
1 minut lexim

Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Parashqevi Simaku dhe këngëtarit Pirro Çakos. 

Dy këngëtarët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë pas 36 vitesh. Tek të dy qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më.

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përveç kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Story i radhës

BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani?

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë