Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Kosova.
Mediat atje shkruajnë se një 24-vjeçar është rrëmbyer të shtunën në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj.
Të dyshuarit, dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë.
24-vjeçari fillimisht kishte nisur një kontakt me vajzat në rrjete sociale, ndërsa teksa e kishin lënë për t’u takuar, ata e kanë rrëmbyer dhe vendosur brenda një makine “BMW”.
Vajzat dyshohet se u ndihmuan në rrëmbimin e 24-vjeçarit, duke e dërguar të njëjtin në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin dy të dyshuarit e tjerë, të cilët e futën në një veturë “Golf 7”, raporton Gazeta Sinjali.
Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj viktimës, që dyshohet se u bë me “plan” që i njëjti të futet me forcë në veturën e të dyshuarve.
Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është njoftuar për rastin pak minuta pasi ka ndodhur, e më pas një njësi policore është dërguar në lokacionin ku ka ndodhur ngjarja, ku ka pasur edhe arrestime.
Vetura e dyshuar BMë është lokalizuar dhe në të janë hasur dy të dyshuarat B.B dhe S.D., të cilat janë prangosur dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy të dyshuarve të tjerë A.H dhe L.G.
Vajzat e dyshuara pasi ranë në prangat e Policisë u dërguan në stacion policor për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Ndërsa, me urdhër të prokurorit janë zhvilluar edhe bastisje.