Si ndryshuan çmimet e karburanteve në vend, Bordi i hoqi 3 lekë naftës, por ia shtoi benzinës

Duke nisur nga dita e sotme shqiptarët do të duhet ta paguajnë një litër naftë 255 lekë. Ishte Bordi i Transparencës që me një mbledhje të ditës së djeshme vendosi që të ulë me 3 lekë për litër çmimin e naftës. Një ditë më parë çmimi i naftës ishte 258 lekë/ litër ndërsa nga sot bëhet 255 lekë për litër. Kjo ulje thuajse e papërfillshme për konsumatorët e vegjël vjen në një kohë kur në bursa çmimi i naftës është ulur ndjeshëm, por që këto lëvizje pasqyrohen pak ose aspak në vendin tonë.

Ndërkohë çmimi i benzinës është rritur nga Bordi, të cilin vetë kryeministri Edi Rama e cilësoi si Bord Komunist. Kështu nga 239 lekë/ litri, shqiptarët do e paguajnë një litër benzinë me 242 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjes e radhës së bordit, ndërsa Financat iu kanë rikujtuar kompanive të tregtimit se do të përballen me penalitete nëse abuzojnë me çmimet.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot(dje) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, paralajmëron Ministria e Financave. Disa ditë më parë për shkak ë akuzave për mungesë transparence Bordi bëri publike edhe formulën e llogaritjes së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drita zhvillon sot miqësoren e fundit kundër FC Strugës

Story i radhës

Byroja e Sigurimi ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që s’po e marrin policën e sigurimit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish