Kapjet e shtetit nuk janë ndalur asnjëherë nga grabitqarët, as grabitjet e pozitave. Por është shumë më shumë e habitshme përzgjedhja diskutabile e kuadrove të ashtuquajturave parti të dala nga lufta, që hiqen si trashëgimtare të UÇK-së së partizuar pas luftës si dhe çështja e nominimit të ministrave.
Si ndodhi që u hesht, edhe nga mediat, çështja e shkatërruesit të ekonomisë kosovare Ahmet Shala që e kishte pozitën e të parit në AKM, pastaj atë të ministrit të “ekonomisë e financave”, pastaj u shpërblye edhe me pozitën e diplomatit të parë në Japoni, për t’u shkëputur vëmendja e opinionit nga krimet e tij ekonomike dhe të ardhmes së punëtorëve, e ai ishte qytetar i angazhuar me shtetësi të Republikës së Shqipërisë dhe paguhej si staf ndërkombëtarë, nuk ishte zyrtar i Kosovës. Asnjëherë nuk u prononcua Qeveria e Shqipërisë për shtetasin e saj (i cili paguhej, si staf ndërkombëtar).
Ai, sekretari i Lidhjes së Rinisë Komuniste të Fakultetit Ekonomik ishte njëri ndër përfituesit më të mëdhenjë të pasluftës, i shpërblyer me pozita të ndryshme zyrtare, edhe si ministër i Qeverisë së Kosovës; shumëçka është shkruar deri më tash në shtypin shqip-folës, për të, e rikujtova edhe njëherë së paku bile për hir të saktësisë dhe për hir të korrektësisë që duhet ta dijë opinioni shqiptar dhe tagërpaguesit shqiptarë, meqë ata serb janë “të rëndë”. Duket se përfituesit e shpërblyer, vazhdojnë idilin e kënaqësisë “diplomatike” edhe më në SHBA, sikurse i eks-ambasadorit Akan Ismaili, i cili ishte përfolur nga mediat për transfer të 7.5 milionë eurove cash në Slloveni dhe SHBA. Cili është misioni i tyre i heshtur diplomatik, ndoshta jo për të hapur një degë të re të PDK-së, për transfer gradual të kapitalit nga Kosova të aparatiçkëve në pushtet. Se janë të specializuar për marifetllëqe nuk ka fije dyshimi!
(Dosje facebooku)