Si ndikon pasqyra në marrëdhënien intime, pse duhet ta përdorni?

July 15, 2022
1 minut lexim

Mania e aktit seksual para pasqyrës është e shfrenuar. Për 72 për qind e italianëve, seksi para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Me pak fjalë, tani është bërë një modë e vërtetë. “Të bësh seks para pasqyrës është si një lloj tërbimi. Vetëm të shtunën e kaluar ne montuam pasqyrën e pestë gjigante në dhomën e gjumit, e cila tani është pothuajse e gjitha e mbuluar në pasqyra”, shprehej kështu një çift në forumet e diskutimit online.

Një copë xhami mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve. Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht për burrat. Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.

Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze.

Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën. Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bill Gates premton të dhurojë gjithë pasurinë për bamirësi

Story i radhës

Rama: Shqipëria i ka të gjitha strukturat që garantojnë zbatimin efikas të amnistisë fiskale

Të fundit nga

ShkoLartë