Si Ndikon Mbipesha tek Shëndeti i Trurit dhe Kujtesa

September 15, 2023
1 minut lexim

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit.

Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën.

Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën.

Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës.

Humbisni Në Peshë Për Një Kujtesë Të Fortë

Studimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën.

Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me diabetin.

Diabeti dhe obeziteti janë dy ndër faktorët më të mëdhenj të problemeve me kujtesën dhe sklerozën.

Njerëzit që konsumojnë shumë sheqer, ushqime me nivel të lartë glicemie, pijnë alkol dhe bëjnë një jetë pasive janë ndjeshëm më të rrezikuar nga këto dy probleme.

Simptomat paralajmëruese të këtyre problemeve  janë: urinimi i tepërt, etja e tepërt, uria e madhe dhe shërimi i vonuar i lëndimeve fizike apo plagëve.

Flini Gjumë Në Të Mirë Të Kujtesës

Shumë studime kanë lidhur problemet me gjumin me rrezikun e lartë të problemeve me kujtesën.

Disa prej problemeve më të përhapura me gjumin janë pagjumësia dhe apnea e gjumit.

Njerëzit që flenë më pak se 7-8 orë në natë janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën.

Gjumi i pakët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sasinë e gjakut që furnizon trurin dhe nëse njeriu fle rregullisht pak ka probleme me përqendrimin dhe humbje të kujtesës./AgroWeb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të huajt biznes me pronat, investimet arritën 686 mln eu

Story i radhës

DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi

Të fundit nga

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit. Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e
ShkoLartë