Ori Nebijaj këtë sezon është në moderimin e “Për’puthen”, program që i ishte besuar Bora Zemanit për dy vjet.
Kjo erdhi pasi Bora tashmë ka marrë drjejtimin e spektaklit më popullor të vallëzimit “Dancing With the Stars”.
Ky ndryshim, dhe rolet e reja që morën secila nga moderatoret u komentua goxha në rrjet. Përpos komenteve pozitive ndaj Orit, ka pasur dhe një pjesë të njerëzve në rrjetet sociale ku janë shprehur se ‘Për’puthen’ i shkonte më së shumti Borës.
Dhe pse u duk sikur midis vajzave pati një ‘konkurrencë’, ato kanë treguar së fundmi raportin që kanë me njëra-tjetrën. Gjatë një feste të organizuar nga “Top Channel”,vajzat janë parë bashkë.
Ishte Ori e cila publikoi një video në InstaStory së bashku më Borën ku shfaqen shumë të qeshura më njëra-tjetrën.
Kujtojmë se kur Zemani ishte e ftuar në “Më lër të flas”, u pyet nëse mendon se Ori është më e mirë se ajo në programin e dashurisë.
Duke theksuar kritikat që janë bërë për të, Bora tregoi se do e mbështesë gjithmonë duke shtuar se ka një raport të ngushtë me Orin.
“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”- deklaroi Bora.
Kujtojmë se më herët Ori ka moderuar “Wake Up” krah Isli Islamit dhe “Pushime on top” me Flori Gjinin gjatë verës.