Të merret një hap i tillë, pa e pyetur Serbinë, pa marr leje prej saj dhe pa aprovimin e saj. Çka do të thotë kjo? A ka rregulla që vlejnë dikund. E kam pyetur EU dhe bashkësinë ndërkombëtare, se me çfarë kriteresh punojnë ata dhe si është e mundur të ndodh kjo.
Apo secili vepron si ti çohet dhe kur ti çohet. Për ne kishte kritere për të cilat jemi byrytur deri një gjunjë dhe s´kemi arritur askund, kurse për Kosovën po i mbyllni sytë. Unë si kryetar i Serbisë, nuk mund ta lejoj këtë. Barrikadat që i kemi ngritur, do mbesin ashtu.
Ajo është veç një provincë e jona, kurse ju po ua rrisni brirët. Shikoni Kurti se ç´po bënë me njerëzit tanë atje.
I largoi nga puna policinë, i largoi nga puna administratën, i largoi nga puna gjyqtarët, i largoi nga puna kamerierët, i largoi nga puna pylltarët, i largoi nga puna mishtarët dhe s´di çka s´ka bërë tjetër, e ju zotërinjtë nga EU i keni mbyllur veshët edhe kur Kurti me veprimin e tij i ka bllokuar rrugët nacionale në Veriun e Kosovës të populluar vetëm nga serbët. Gjithashtu i keni mbyllur sytë, i keni mbyllur hundët dhe e keni mbyllur gojën.
Jeni mësuar që për gjithçka që keni për të thënë, e drejtoni gishtin në drejtimin tim dhe të Serbisë.
Unë serbëve në Kosovë u kam dërguar mesazh se, ne nuk dorëzohemi. Unë flas me ta i ngushëlloi dhe u jap zemër. Ushtrinë dhe milicinë serbe, i kam dërguar për çdo rast në kufi me Kosovën.
Kështu vepronte edhe Rusia me Ukrainën. Lawrowin kur e pyesnin për këtë përgjigjej, ne jemi në territorin tonë, prandaj në territorin tonë veprojmë çka të duam dhe si të duam. Të njëjtën përgjigje po ua jap edhe unë, asgjë më tepër.
Të gjitha këto forca i kam brenda territorit të Serbisë, prandaj bëjë dhe veprojë si të dua unë. Daqiçi, dora ime e djathtë ju tha haptas para ca ditësh, ne do ta mbrojmë popullin tonë atje. Unë nuk do ju shpërndaj ushtarëve të mi kostume festive ashtu siç kishte vepruar Putini, sepse unë e di që shqiptarët nuk na presin ne me lule. Ne do të vijmë të përgatitur. Për atë unë kam shpenzuar miliona për pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Ne jemi të vetëdijshëm se sa na duan shqiptarët. Nuk presim lule nga ta. Ne jemi për paqe, po kjo varet prej tyre se si na presin.
Kurtin duhet ndalur sa s´është bërë vonë. Ai nuk do të ndalet vetëm në Veriun e Kosovës. Ne kemi informacione se ai do ta sulmoi Maqedoninë, Serbinë me Luginën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Ju ndoshta talleni si do ta sulmoi Shqipërinë, po ai e ka synim çlirimin e Shqipërisë nga Serbofili Rama, siç e quajnë atë në Kosovë.
Pra unë apeloi në bashkësinë ndërkombëtare, në EU, në SHBA që ta ndalni Kurtin, derisa nuk ka marr hov. Ai paraqet rrezik për mbarë Evropën. Ky nuk është vetëm vlerësim i ynë, po edhe i Rusisë, Kinës dhe Vendeve të Painkuadruara.
Prandaj apelojmë që Kosovës menjëherë t´i anulohet kandidimi për EU, derisa Kurti nuk largohet nga skena politike e Kosovës. Këtë nuk e dëshirojmë vetëm ne, po edhe opozita e Kosovës, Veriu i Kosovës, Daçiqi, Bërnabiç – ka, Shesheli, Rusia dhe Bellorusia e Lukashenkos.
Mars – Rover (Satirë)