Si do t’ju shkojë kjo javë sipas letrave Tarot

February 1, 2022
min lexim

Shikim i përgjithshëm: Kjo javë do të jetë sikur Shën Valentini ka ardhur më herët. Në çështjet e dashurisë gjërat do përmirësohen. Organizo një takim romantik me personin e zemrës, thuaji atij/asaj që e do, bëji një surprizë ose nëse je beqar/e fillo komuniko me njerëz të rinj në rrjete sociale sepse është pikërisht koha e duhur për dashuri.

Dashi – Fillime të reja do të keni këtë javë. Kjo do të thotë miqësi të reja, romanca të reja, një punë e re, transformim i diçkaje ose ndryshim në pamjen tuaj. E reja është kryefjala e kësaj jave për ju.

Demi – Këtë javë nuk do qëndroni në heshtje ose të ecni me rrymën. Do bëni plane, do jeni ju që do udhëhiqni dhe do e ktheni lojën në favorin tuaj. Është koha të merrni çfarë dëshironi dhe meritoni.

Binjakët – Do jeni kokë më kokë me dikë këtë javë. Po, do të fitoni ju qoftë një argument apo debat që do bëni, por nuk do të jetë e thjeshtë. Fitorja do t’ju bëjë të ndiheni të fuqishëm.

Gaforrja – Nuk është koha të flini gjumë, por duhet të bëni detyrat tuaj, gjërat që keni prioritet dhe të riskeduloni çdo gjë që mundeni. Kjo periudhë e qetë për ju ka një qëllim.

Luani – Këtë javë duhet të shmangni mërzitjen dhe kjo nuk do të thotë të merreni me gjëra koti. Filloni një aktivitet të ri ose kaloni kohën me njerëzit që ju përmbushin. Tregohuni të zgjuar.

Virgjëresha – Mjaft menduat për të shkuarën. Është koha të ecni përpara. E di që duket e vështirë, por duke u fokusuar tek e shkuara po humbni të mirat e të tashmes.

Peshorja – Kjo do jetë një javë e shkëlqyer për ju. Fokusohuni tek njerëzit, vendet dhe aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni mirë. Dilni, bëni shopping, kënaqni veten, takoni njerëz, bëni qejf.

Akrepi – Këtë javë do jesh vetëm. Çdo gjë do e përballosh vetëm. Do kesh guximin të kalosh sfida që jo të gjithë i kalojnë dot dhe do t’ja dalësh. Nëse dikush të ka nënvlerësuar tani do e kuptojë që ka gabuar.

Shigjetari – Këtë javë do uleni dhe do bëni plane për të ardhmen. Do fokusoheni tek paratë, karriera dhe shtëpia. Do e keni të qartë në mendjen tuaj se ku doni të arrini.

Bricjapi – Këtë javë do arrish të bësh për vete personin që dëshironi. Romancë, dashuri, intimitet, pasion ju pret në çift. Nëse jeni beqar/e një shenjë uji (Gaforre, Akrep, Peshk) ju afrohet.

Ujori – Idetë që keni në kokë tani do i vini në zbatim. Këtë javë do veproni dhe do jeni të përfshirë në gjëra emocionuese. Është sezoni juaj dhe duhet ta shijoni.

Peshqit – Këtë javë duhet t’i jepni fund zhgënjimit që keni patur nga dikush. Mos e harxhoni më kohën, por vazhdoni përpara drejt qëllimeve tuaja sa më shpejt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FBI: Kërcënimi nga Kina më flagrant dhe më i dëmshëm se kurrë më parë

Story i radhës

Gruaja e Abidal: Ka qenë një akt i vetëdijshëm

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë