Gruaja e Abidal: Ka qenë një akt i vetëdijshëm

Ka bërë shumë bujë ajo që i ka ndodhur në javët e kaluara futbollistes së PSG-së, Kheira Hamraoui, e sulmuar në mënyrë të dhunshme prej disa burrave, për arsye që akoma nuk janë sqaruar.

Megjithatë, gjatë hetimeve, ka dalë se atletja ka patur një lidhje me Eric Abidal, ish-lojtar dhe drejtues i Barcelona-s. Në lidhje me këtë çështje ka folur në 360 gradë gruaja e francezit për Le Parisien. Hayet Abidal, ka shprehur vizionin e saj në lidhje me atë që ka ndodhur në jetën e saj personale.

“Bashkëshorti im e ka njohur (Kheira Hamraoui) kur ka qenë drejtor sportiv  Barcelona-s. Fakti që ajo vinte nga Lyon, si ne, na ka afruar dhe bashkëshorti im më ka kërkuar që ta ndihmoja të njihte ambientin”, ka thënë Hayet Abidal.

“Jemi bërë miq, ajo ka njohur fëmijët e mi. E kam ndihmuar të integrohej siç kam bërë me shumë të tjerë deri kur kam zbuluar se sillej në mënyrë të çuditshme dhe të papërshtatshme me bashkëshortin tim dhe burra të tjerë.

“Për këtë arsye i kam prerë lidhjet, siç bëjnë të gjithë për të mbrojtur familjen e tyre. Nuk kam folur më me të… deri kur ka dalë kjo histori. Ajo është djallëzore. Jam e shkatërruar.

“Kjo vajzë ka ardhur në shtëpinë time, i kam hapur dyert e shtëpisë, e kam mbështetur gjatë ndeshjeve që ka luajtur në Barcelonë. Tradhtia ka qenë një akt i vetëdijshëm që një burrë ose një grua mund ta shmangin. Në këtë rast, bashkëshorti im nuk e ka shmangur”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si do t’ju shkojë kjo javë sipas letrave Tarot

Story i radhës

Cila është e vërteta e takimit me Sali Berishën? Presidenti Ilir Meta nxjerr një foto dhe paralajmëron

Të fundit nga