Cila është e vërteta e takimit me Sali Berishën? Presidenti Ilir Meta nxjerr një foto dhe paralajmëron

min lexim

Presidenti Ilir Meta thotë se do të bëjë transparencë të plotë mbi një takim që ka ndodhur mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ishte Berisha ai që të hënën, më 31 janar, do të deklaronte në një intervistë televizive se përveç politikanëve të tjerë, ai kishte pasur një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

Takimet u shpreh Berisha janë bërë për konsultime mbi mundësinë për garimin në zgjedhjet e 6 marsit të kandidatëve të dalë nga Primaret.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe një foto të vjetër

të takimit të tij me Sali Berishën, në ambientet e Presidencës, thotë se gjithçka do ta sqarojë të martën në mbrëmje në një intervistë televizive.

“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë,”- shkruan Meta.

Kujtojmë që Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me LSI-në, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”, për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, në 6 bashki të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gruaja e Abidal: Ka qenë një akt i vetëdijshëm

Story i radhës

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezanton punët gjatë muajit janar

Të fundit nga