6
Shkup, 21 nëntor – Aksidentet në trafk janë të shpeshta të shkaktuara nga faktorë të ndryshme. Por, çështja është se si do duhej të zvogëlohej ky numër që me automatizëm do të rriste besimin në ngasjen e veturave që nuk cenohet rrezik në trafik publik. Parashihen ndryshime në Ligjin për kundërvajtje, ndryshime përmes të cilave do të krijohet qytet i sigurt. Kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimeve të hovshme në procesin e digjitalizimit, shkruan Zhurnal.
Projekti “Qytet i sigurt” do të zvogëlojë numrin e vdekjeve në komunikacion –
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka mbajtur takim pune me grupin punues ndërdepartamentor, të përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe profesorë nga Fakulteti Juridik në Shkup, i cili punoi për ndryshimet e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për kundërvajtje.
“Këto ndryshime janë të nevojshme për zbatimin e plotë dhe vënien në funksion të sistemit të zbulimit elektronik të kundërvajtjeve rrugore, i njohur si “Qyteti i sigurt”. Vizioni ynë është, duke ndjekur standardet evropiane, të zbatojmë një dixhitalizim të plotë të këtij procesi, në mënyrë që të përjashtojmë faktorin njerëzor që do të lejonte shmangien e pagesës së gjobës. Sistemi automatikisht do të zbulojë, regjistrojë dhe përpunojë shkeljet, duke siguruar efikasitet dhe efektivitet më të madh”, theksoi Toshkovski.
Siç njoftoi MPB-ja, ministri ka theksuar se vënia në funksion e këtij sistemi është një nga prioritetet e Qeverisë së re, me të vetmin qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të viktimave.
U deshtë të ndodhë aksidenti që punimet në këtë autostradë të inspektohen –
Prokuroria Themelore Publike ka dhënë urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë, pas dhënies së vendimit për ndërprerjen urgjente të punimeve.
“Pas urdhrit nga prokurori publik, inspektori për rrugë nga Inspektorati shtetëror për transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm të punimeve ndërtimore që i kryen subjekti juridik në autostradën A2”, njoftoi Prokuroria.
Inspektimet janë kryer ne pjesën nga dalja e Shkupit deri në pikëpagesën në Milladinovci.
“Aty në një aksident komunikacionit, që ndodhi më 2 shtator, automobili “Mercedes” ka goditur një kamion në pronësi të subjektit juridik që është angazhuar në projekt, ku e humbi jetën ngasësi i automobilit “Mercedes” dhe djali i tij i vogël”, sqaroi Prokuroria.
Prokuroria sqaroi që pas inspektimit është sjellën raport dhe është vendosur që subjekti juridik menjëherë të ndalon punimet. Ndërkohë duhet të rregullohet sinjalistika për rregullimin e komunikacionit në atë pjesë të autostradës, për të pasur qarkullim të sigurt të automjeteve.
Prokuroria ka filluar procedurat ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasigurisë në komunikacion. Ndaj tyre, pas masës së paraburgimit prej 48 orëve, u caktua masa e kujdesit.
Gjitha këto vendime janë të qëlluara por pak të vonuara. Meqë punimet janë ndalur pas inspektimit të jashtëzakonshëm i bie që ka pasur parregullësi në mënyrën se si është punuar. Kjo nënkupton që nëse ka pasur inspektime më herët para se të ndodhë aksidenti nuk kanë inspektuar si duhet, ose nëse nuk ka pasur fare inspektim i bie që ky aksident ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mungesës së sigurisë në vend.
Më 2 shtator fëmija pesë vjeçar në vend se të ishte në bankat shkollore për pasojë mbeti i vdekur nga aksidenti. Prandaj, siguria e qytetarëve në komunikacion duhet të jetë prioritare që të evitohen aksidente e tilla.
Rruga do të nderohet e kompania apo subjekti juridik do të vazhdojë me punë por të vdekurit nuk kthehen më. Institucionet e shtetit janë përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe qarkullimin normal për të evituar çdo pasojë të mundshme. Nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar në autostrada kudo brenda vendit duhet të ketë radar e kontrolle policore në mënyrë që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe më të ngadalshëm
Pra, kur shteti i shërben seriozisht e me përgjegjësi qytetarët ka qindra metoda e mënyra për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët pa dallim. Prandaj, vetëm përmes kësaj qasje mund të shpresohet për avancim e progres kolektiv, në të kundërtën kur mungon siguria e qetësia jeta pamundësohet e mbijetesa vështirësohet. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk