Si do të shkojë fundjava? Na e zbulojnë letrat Tarot

March 17, 2022
min lexim

Dashi – Këtë fundjavë do vendosni të largoheni nga dikush apo diçka. Do tregoheni më kritikues, do vendosni logjikën para ndjenjave. Por nuk do të mungojë as ana e butë e juaja, pasi këtë fundjavë do t’i jepni diçka dikujt, qoftë dhe do e bëni të ndihet mirë me fjalët tuaja.

Demi – Ndiheni sikur dikush ju ka marrë diçka të rëndësishme (qoftë dhe kohën tuaj) prandaj këtë fundjavë do i jepni fund vuajtjes dhe do përqëndroheni tek vetja. Pikërisht kur ta keni arritur këtë, ju pret një fillim i lumtur.

Binjakët – Lajme të mira që do ju gëzojnë do merrni këtë fundjavë, do dilni e do kënaqeni me shoqëri, por brenda vetes ju shqetëson diçka. Duhet patjetër të merrni kohën tuaj për tu relaksuar dhe për të rigjetur vetveten.

Gaforrja – Ndiheni sikur keni shumë përgjegjësi mbi supe, keni qëndruar të heshtur për një kohë të gjatë dhe keni duruar shumë, por këtë fundjavë nga ju pritet një shpërthim duke i thënë gjërat troç dhe pa frikë. Guxoni!

Luani – Këtë fundjavë dikush ju ofron diçka, do e peshoni mirë dhe do mendoni nëse përfitoni nga kjo gjë. Kujdes të mos e mendoni gjatë sepse kjo mundësi mund t’ju ikë nga duart dhe është vërtet mundësi e mirë.

Virgjëresha – Kjo fundjavë do jetë si një rilindje për ju, një lajm i mirë ju vjen dhe ju vetë gjithashtu do shkoni drejt dikujt që e doni. Veprimet tuaja do jenë të matura, edhe pse përbrenda jeni të etur për t’ja arritur qëllimit.

Peshorja – Një situatë ju ka bërë të vuani shumë, e keni ndjerë si humbje dhe deri tani jeni treguar shumë të fortë duke e mbajtur përbrenda. Por nuk e dini se mbarimi i një cikli do t’ju sjellë shumë opsione e shumë shpejt do të ndiheni më mirë se kurrë.

Akrepi – Keni qenë shumë të mërzitur, por nëse i jepni fund kësaj situate ju pret sukses dhe arritja e qëllimeve që i keni vendosur vetes. Fundi i një situatë toksike do t’ju sjellë një fillim të ri të lumtur dhe krijimin e një familjeje.

Shigjetari – Jeni ndjerë të humbur këtë periudhë kohe, por këtë fundjavë ju pret një lajm i mirë, një fillim i ri, diçka që do t’ju bëjë ta kaloni këtë humbje. Situatën do e zgjidhni duke vendosur pikat mbi i.

Bricjapi – Shumë peshë po mbani mbi supe, kjo ju bën ta ndjeni veten të dështuar, por në fakt është e kundërta. Jeni pikërisht ju që do e zgjidhni situatën. E gjitha do ndodhë në heshtje dhe qetësi duke i lënë të gjithë të surprizuar në fund.

Ujori – Kjo fundjavë do jetë plot me biseda dhe do komunikoni edhe me njerëz që kishit kohë pa folur. Do dëgjoni për një shtatzëni ose kjo fundjavë do jetë një rilindje për ju. Në çështje ligjore do merrni lajme të mira ose vetë ju do vendosni drejtësinë mbi një situatë.

Peshqit – E ngarkuar duket fundjava për ju. Një herë do ndiheni të lodhur e një herë do jeni në humor për të dalë e festuar. Vetëm kujdes mos thyeni zemra këtë fundjavë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si Bayerni duhet t’i shpëtojë falimentimit?

Story i radhës

Të paktën 21 të vrarë pas sulmeve ruse afër Harkivit

Të fundit nga

ShkoLartë