“Edhe Zoti vajton për krimet që Serbia i kreu në Kosovë. Nuk mundesha të duroj që një ditë të shkoj në varr, e bashkë me mua të varroset e vërteta për krimet e kryera ndaj shqiptarëve”, shkruan “Bota Sot” në veb faqen e saj në rubrikën e lajmeve në aktuale të datës 17 shtator 2022, për rrëfimin e ish-policit serb Vlladimir Markoviq për krimet serbe në Kosovë.
Ky tekst rrëqethës i bazuar në intervistën që Radio Televizioni Publik i Kosovës e realizoi një vit e gjysmë më parë me Vlladimir Markoviqin, ish-policin e Serbisë kriminale, tregon profesionalizmin dhe vigjilencën e Redaksisë “Bota Sot” për të qenë në krye të detyrës për të hedhur dritë dhe për t’i sensibilizuar krimet serbe ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.
Ky rrëfim i këtij ish-polici serb pjesëmarrës gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë, është shuplakë e nxehtë për Serbinë kriminale, për kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq që mundohen t’i mbulojnë krimet serbe në Kosovë.
Ky rrëfim i këtij polici serb pjesëmarrës gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë, është shuplakë e nxehtë edhe për ish komandantët e UÇK-së në Kosovë, të cilët gjatë qeverisjes së tyre 22 vite heshtën dhe nuk bënë asgjë që të zbulohen, identifikohen, evidentohen dhe të nxirren para përgjegjësisë dhe ligjit tërë kriminelët serbë.
Për këta ish-komandantë të UÇK-së, më e rëndësishme ishte tradhtia, vëllavrasja për pushtet, vjedhja, grabitja dhe korrupsioni për t’u bërë milionerë të pasluftës në Kosovë, se sa ta ruajnë lavdinë e tyre të luftës.
Ky rrëfim i këtij ish polici serb, është shuplakë e nxehtë edhe për opozitën e sotme mjerane në Kosovë, e cila në vend që të distancohet nga e kaluara skandaloze dhe mafioze e saj që e katandisën Kosovën në të gjitha fushat, kjo opozitë duke e kritikuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij që është Qeveria më e ndershme dhe më e pastër që ka patur deri sot Kosova, e ndihmojnë direkt Serbinë kriminale në qëllimet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës.
Vlladimir Markoviq, ky ish polic serb, tani pensionist, duke e treguar të vërtetën për krimet serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, dëshmoi nivel të lartë të moralit dhe të karakterit njerëzor, për ta qetësuar ndërgjegjen dhe shpirtin e tij dhe për ta hequr nga vetja e tij mëkatin e krimeve serbe në Kosovë.
Ky ish polic serb nga Varvarina e Serbisë, tregon se gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë nuk ka qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të policisë, dhe se ka shërbyer si polic i rregullt që ka ardhur në ndihmë dhe ka punuar si roje dhe si udhëzues i udhëtarëve në rrethin e Suharekës dhe në Suharekë.
Ky polic serb tregon për vrasjet, maltretimet që u janë bërë shqiptarëve të pafajshëm, për grabitjet që u janë bërë shtëpive të braktisura të shqiptarëve që kishin ikur nga dhuna serbe, si edhe për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm.
Vladimir Markoviq, ky ish-polic serb, në hollësi e shpjegon edhe tërheqjen nga Kosova pas çlirimit të saj, si edhe për kamionin e bardhe frigorifer në të cilin kanë qenë 20 kufoma të shqiptarëve të vrarë nga Rahoveci, për kamionin frigorifer me të cilin këto kufoma të shqiptarëve janë transpostuar dhe që janë varrosur në varrezë masive në Serbi, në poligonin ushtarak për qitje “Naumpare”, që ndodhet 25 kilometra në afërsi të Krushevcit.
Ky polic serb thotë se ka edhe shumë policë të tjerë serbë që mund të rrëfejnë për krimet serbe në Kosovë, por që janë të kërcënuar nga autoritetet e Serbisë me largimin e tyre nga puna dhe me arrestime.
Të rikujtojmë se Ivica Daçiq në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të jashtëm të Serbisë kriminale i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët e vrarë në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës në Kosovë.
Vlladimir Markoviq pas intervistës së tij dhënë RTK-së në Kosovë për emisionin “Udhëve”, është thirrur dhe ka dhënë deklaratën e tij edhe në Prokurorinë e Kosovës, por edhe në Serbi pasi është kthyer nga Kosova është marrë në pyetje nga autoritetet e Serbisë.
Vlladimir Markoviq pa marrë parasysh pasojat, ai ka marrë guximin që të flet për të vërtetën që e ka parë me sytë e tij. “Unë nuk frikohem sepse e kam thënë të vërtetën. Se çfarë do të bëjë Qeveria e Serbisë, mund të bëjnë çfarë të duan. Sa më përket mua unë vetëm e kam thënë të vërtetën dhe unë e kam shpirtin e qetë dhe nuk kam për çfarë të frikohem. Për mua është me rëndësi se familja ime mua më beson, dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe. Se çfarë do të mendojnë pjesa tjetër e bandës, ajo nuk më intereson”, thotë ish-polici serb Vlladimir Markoviq.
Vlladimir Markoviq, ky ish polic serb tani në pension, me rrëfimin e tij për krimet e Serbisë në Kosovë në emisionin “Udhëve” në RTK, e demaskoi Serbinë kriminale, i demaskoi kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Slobodan Milosheviç, që tashmë me vite po deklarojnë se vrasjet dhe masakrat në Kosovë gjoja janë të sajuara dhe se nuk janë të vërteta.
Vlladimir Markoviq, ky ish polic serb, me rrëfimin e tij për krimet e Serbisë në Kosovë, i demaskoi edhe ish-komandantët e UÇK-së, të cilët tashmë 20 vite e udhëhoqën dhe e qeverisën Kosovën, por nuk u denjuan asnjëherë që t’i ndjekin dhe t’i nxjerrin para ligjit kriminelët serbë që jetojnë lirshëm në Serbi.
Ky polic serb, me ndershmërinë e tij njerëzore, i demaskoi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, që janë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, si edhe Xhavit Halitin, Enver Hoxhajn, Vlora Çitakun dhe udhëheqësit e tjerë nga PDK-ja, të cilët vrapuan pas posteve, tradhtisë, hajnisë dhe pasurimit të jashtëligjshëm dhe i harruan krimet serbe në Kosovë.
Ky polic serb me ndershmërinë e tij njerëzore, i demaskoi Isa Mustafën, Skender Hysenin, Avdullah Hotin dhe udhëheqësit e tjerë nga LDK-ja, të cilët në vend që t’i ndjekin kriminelët e Serbisë, u dhanë kush pas tradhtisë, kush pas posteve, kush pas hajnisë e pasurimit të jashtëligjshëm, dhe i harruan krimet serbe në Kosovë.
Ky polic serb me ndershmërinë e tij njerëzore, e demaskoi Ramush Haradinajn, i cili së bashku me udhëheqësit e tjerë nga AAK-ja, në vend që t’i ndjekin kriminelët serbë për krimet e kryera në Kosovë, ata u lidhën me kapobandat serbe në veri të Kosovës, u dhanë pas tradhtisë, hajnisë, korrupsionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm milionësh, dhe i harruan krimet serbe në Kosovë.
Ky polic serb me ndershmërinë e tij njerëzore, është kambanë e fuqishme sidomos për opozitën e sotme në Kosovë, e cila për interesat e saj të ngushta meskine partiake, është vënë në krah të Serbisë kriminale, duke e mashtruar veten dhe popullin e Kosovës, që nëpërmjet grevës së veteranëve dhe grevës së mësimdhënësve, ose nëpërmjet kritikave kuturu e dashakeqe kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, kjo opozitë sheh ëndrra syçelë, se do ta rrëzojë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Opozita e sotme mjerane në Kosovë, asnjëherë nuk reagoi dhe nuk protestoi kundër kolonizimit që po e bën Serbia kriminale në veri të Kosovës duke ndërtuar në trojet shqiptare shtëpi ku në banesa të mobiluara po vendosën serbë të cilët kurrë nuk kanë banuar në Kosovë.
Ndërkaq më shumë se 14 mijë shqiptarë janë dëbuar me force nga trojet e tyre dhe nuk guxojnë të kthehen në vendlindje në veri të Kosovës.
Opozita e sotme mjerane në Kosovë, nuk ka protestuar asnjëherë as për bllokimin e rrugëve, as për sulmet e armatosura të grupeve kriminale serbe në Veri të Kosovës ndaj policisë së Kosovës.
Opozita e sotme mjerane në Kosovë, nuk reagon fare as për djegien në Veri të Kosovës mbrëmjen e 18 shtatorit 2022, nga gupet kriminale serbe të veturës së eprorit policor serb të policisë së Kosovës, sepse në veturën e tij kishte vendosur targat e reja RKS të Kosovës, por as edhe për djegien e stallës të njejtën mbrëmje të serbit në Veri të Kosovës, sepse në automjetin e tij kishte vendosur targat e reja RKS të Kosovës.
Opozita e sotme mjerane në Kosovë, dëmet dhe dështimet e veta derisa e qeveriste Kosovën në 22 vitet e kaluara, përpiqet t’ia faturojë Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij për 16 muaj që po e qeverisin Kosovën, e kanë ndërprerë hajninë e korrupsionin, dhe me reformat në drejtësi, prokurori, gjykata dhe me Vetingun, e ka tmerruar opozitën e sotme, se ka ardhur koha që kjo opozitë të del para ligjit për keqqeverisje, shpërdorim detyre dhe për pasurim të jashtëligjshëm milionësh.
Vladimir Markoviq ky polic serb, me ndershmërinë e tij njerëzore, i dha shuplakë të nxehtë edhe Edi Ramës – Kryeministrit të Shqipërisë, këtij avokati të Serbisë kriminale, dhe i tregoi se është mëkat i madh që të fshihen, harrohen dhe mbulohen krimet makabre serbe në Kosovë, se është mëkat i madh që një kryeministër shqiptar ta don më shumë Serbinë kriminale se sa Kosovën martire shqiptare.
P.S. Qeveria e Kosovës do ishte mirë që këtë intervistë të Vlladimir Markoviqit, këtij polici serb për krimet serbe në Kosovë dhënë për RTK-në, ta përkthejë dhe në formë të një CD-je, t’ua dërgojë ambasadorëve në OKB, në BE, KE që të binden për krimet serbe në Kosovë.