Shumë rrugë në Tetovë shndërrohen në pishina

min lexim

Secilën herë kur në Tetovë ka të reshura, banorët e pjesës së poshtme të qytetit, por edhe një pjesë e Reçicës së Vogël, janë në ankth. Mosfunksionimi si duhet i pusetave të kanalizimit atmosferik, bën që rrugët të duken kështu.

Ndërkohë edhe përkundër ndërhyrjeve për parandalim nga vetë banorët, punëtoritë e tyre apo bodrumet e shtëpisë, mbushen menjëherë me ujë. Banorët shprehen të shqetësuar për mos gjetjen e zgjidhjes.

“Kur bie shi jemi në ankth, kemi shumë frikë, kemi frikë se na hynë uji nga kanalizimet nga rrugët. Jemi duke pritur që komuna ta zgjidh këtë problem, por, nuk e dimë çka janë duke bërë, veshët i kanë të shurdhër më duket. Rruga jo, pluhuri jo na mbytën mbeturinat, po kemi shpresë së humbim shpresën, ndoshta ndonjëherë do bëhet”, u shpreh një banor.

“Kemi probleme ja, sepse rruga nuk ka kanalizim, ku të qarkulloj uji. Gjithnjë kur ka shi uji hyn në dyqan. Ka raste edhe natën dalim. Nuk ka kanalizim nuk ka qarkullim s’ka ku shkon uji. Dëme kemi pas ja shiheni kanalin”, tha një banor.

“Gjithnjë kur ka reshje pronari ka problem me depërtimin e ujit, gjithsesi ka probleme, edhe ne lartë që jemi kur ka reshje mundohemi ti ndihmojmë se gjatë vërshimeve pati probleme”, deklaroi një banor.

Por, përse çdo reshje shiu përbën rrezik për banorët? Nga Ndërmarrja komunale thonë se problem mbetet amortizimi i rrjetit të kanalizimit.

“Ujërat atmosferik dhe ujërat e zeza janë problem i kahmotshëm, shkaku i amortizimit të rrjetit por edhe rritjes së madhe të popullatës dhe gjithnjë kemi probleme me këto ujëra. Por është në vijë e sipër projekti i madh i UNDP-së për trajtim të ujërave të zeza dhe atëherë me këtë projekt të paraparë do rregullohet një herë e për gjithnjë trajtimi i ujërave të zeza dhe atmosferik. Kemi pikat kyçe ku ka problem vazhdimisht, tek kazerma, pjesën e Reçicës dhe ca pika tjera që i kemi problematike”, u shpreh Nazif Jashari. NKP “Tetova” Tetovë.

Shtimi i popullatës dhe amortizimi i tubacionit të kanalizimit, nuk është problemi i vetëm që shkakton përmbytjet në këto pjesë të qytetit.

Sipas informacioneve të televizionit Alsat, problemi zanafillën e ka tek trajtimi dimëror i rrugëve me rërë, sasi e së cilës, çdo vit përfundon në tubacinoin e kanalizimit duke përgjysmuar funksionimin.

Ndërsa mundësitë e Ndërmarrjes komunale për ti pastruar të njëjtët janë zero, shkaku se, i gjithë qyteti i Tetovës bashkë me paralagjet, Xhepçisht, Poroj, Reçicë e vogël dhe e madhe, ka vetëm një kamion për pastrimin e tubacionit e i cili, më shumë është i prishur shkaku i vjetërsisë së tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sanksionohen 516 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Thaçi: Nga “Open Ballkan” përfitojnë shqiptarët në RMV

Të fundit nga