Thaçi: Nga “Open Ballkan” përfitojnë shqiptarët në RMV

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përfitojnë nga nisma “Ballkani i Hapur”, vlerësoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi. Sipas tij, Kosova ka të drejtë të shpreh pakënaqësitë e veta lidhur me këtë nismë, por se shqiptarët e Maqedonisë e Veriut do të përforcohen, pasi në krah do të kenë Shqipërinë.

Thaçi këto vlerësime i bëri gjatë zgjedhjeve të organeve partiake në degën e Tetovës, të cilat mbahen në vigjilje të kongresit të kësaj partie më 7 korrik.

“Kosova ka të drejtë në parim. Unë si shqiptar i Maqedonisë dhe si politikan në Maqedoni, sinqerisht jo, se jamë pjesë e Qeverisë që e mbështet këtë projekt, jam pro këtij projekti dhe kam argumentin që nuk është shumë filozofik, por konkret. Argumenti im është se në ‘Open Ballkan’ shqiptarët e Maqedonisë e rrisin potencialin e tyre kombëtar dhe nacional, me Shqipërinë aty brenda dhe shumë më shumë forca e tyre ekonomike,dhe kam shpresë se mund të bëhet forcë e një populli disa milonësh. Për Kosovën është situatë problematike, jam i gatshëm të flas në një emision debativ” – deklaroi Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shumë rrugë në Tetovë shndërrohen në pishina

Story i radhës

Kryeparlamentari Xhaferi shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa

Të fundit nga