‘Shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë’: Përgjigja e Biden pasi Elon Musk tha se ka një ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë

min lexim

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një pretendimi të fundit të miliarderit, Elon Musk.

Themeluesi i Tesla-s, u kishte thënë drejtuesve të kompanisë që të ndalonin punësimin sepse ai dëshiron të shkurtojë vendet e punës për 10 për qind, për shkak të “ndjenjës së tij super të keqe” për ekonominë.

Siç vlerësojnë mediat e huaj, kjo erdhi në kohën kur aksionet e Tesla-s “u rrënuan” ndërsa Musk u përpoq të blinte Twitter.

Dhe kur u pyet rreth një pretendimi të tillë, përkatësisht këndvështrimit pesimist të Musk për ekonominë, Biden kujtoi se prodhuesit e automjeteve si Ford po “rrisin investimet e tyre” në automjetet elektrike dhe po shtojnë dhjetëra mijëra vende pune.

Më pas, ai bëri një “goditje” ndaj Musk duke iu referuar me shaka premtimit të kahershëm të CEO të SpaceX “për të kolonizuar Marsin dhe për të rifilluar aterrimet në Hënë”.

“Pra, e dini çfarë, shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë”, ka thënë Biden.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Sa bukur dukej sheshi Skënderbeu mbrëmë, të festojmë edhe në Tetovë

Story i radhës

Shefi i Red Bull i përgjigjet babait të Verstappenit

Të fundit nga