Shefi i Red Bull i përgjigjet babait të Verstappenit

Çmimi i Madh në Monte-Carlo fundjavën e kaluar, ka lënë të pakënaqur babain e Max Verstappen, Jos. Ky i fundit theksoi se skuderia favorizoi me anë të strategjisë së garës pilotin Sergio Perez me meksikanin që në fund fitoi në pistën qytetase të Monacos, ndërsa holandezi e mbylli në vend të tretë.

Jos theksoi se te Red Bull duhet të trajtojnë më mirë kampionin e botës në fuqi, Verstappen. Mirëpo, nuk ka vonuar përgjigja nga shefi i skuderisë austriake, Christian Horner. Ky i fundit thekson se pilotët e Red Bull në pistë kanë të njëjtën mundësi për të fituar dhe nuk ka shumë rëndësi se cili është kampion bote.

“Ne nuk na intereson shumë se cili prej të dyve është kampion bote, gara për konstruktorë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne. Të dy, Max dhe Perez janë pilotë të Red Bull dhe në pistë kanë shanse të barabarta për të fituar garën. Është një sezon i gjatë dhe do të ketë ulje e ngritje, por për ne është shumë e rëndësishme t’i kemi të dy pilotët në formë të shkëlqyer”, u shpreh Horner.

Kujtojmë se polemikat në skuderinë Red Bull filluan që në Çmimin e Madh të Spanjës teksa në pistën e Katalunjës, Sergio Perez mori urdhrin për t’i “hapur krahun” Verstappen me meksikanin që nuk e priti mirë këtë vendim.

Tashmë, pas garës në Monte-Carlo vijnë sërish polemika, këtë herë nga kampi i Verstappen teksa i mbetet drejtuesve të lartë të Red Bull të menaxhojnë situatën për të vijuar sezonin në mënyrën më të mirë për të konfirmuar sërish një prej pilotëve të tyre kampion të botës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë’: Përgjigja e Biden pasi Elon Musk tha se ka një ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë

Story i radhës

“U ulën këmbëkryq me të zgjedhurin e Ramës, por…’- Salianji kundër bojkotit dhe ironizon qëndrimin e Alibeajt

Të fundit nga