Shukova do të shkojë në protestën kundër minierave / Euromaks me porosi: Përmbahu nga deklarimi i qëndrimeve personale

July 14, 2023
1 minut lexim

“Unë e kuptoj shqetësimin e qytetarëve. Nëse mundem që sot të them qëndrimin tim, unë gjithashtu jam kundër minierave të reja”, thotë ministrja e mjedisit jetësor, Kaja Shukova. Deklarata e saj vjen si koment i reagimeve të ashpra të qytetarëve të Strumicës në lidhje me paralajmërimet për hapjen e minierave të reja në këtë rajon, pasi që qeveria vendosi që të sjell vendim për bashkimin e koncesioneve për Illovica dhe Shtuka.

“Është e vërtetë se Qeveria solli vendim për bashkimin e koncesioneve. Tashmë ishin dhënë dy koncesione dhe me këtë bashkim nuk kishte zgjerim të vëllimit të koncesionit. Unë e kuptoj shqetësimin e qytetarëve. Nëse mundem që sot të them qëndrimin tim, unë gjithashtu jam kundër minierave të reja në vend. Unë vlerësoj se në atë rajon bujqësor duhet të mbështeten bujqit. Shteti këtë e bënë në mënyrë intensive dhe në vitet e kaluara i mbështet bujqit. E dini se kemi zbatuar me sukses 100% IPARD ndihmën në vend dhe tashmë fillojmë me ciklin e tretë. Mendoj se kjo duhet të jetë prioritet. Ky është qëndrimi im”, tha Shukova.

Informoi se do të jetë prezentë në protestën e nesërme me qëllim që të dëgjojë qytetarët. Por deklarata e tillë nuk i pëlqeu kompanisë Euromaks Resoursis që është koncesioner.

GRAFIKË:
EUROMAKS RESOURSIS
-Apelojmë deri te bartësit e funksioneve shtetërore të përmbahen nga prononcimi i qëndrimeve personale. Raporti mes Euromaks Resoursis dhe Qeverisë është punë shtetërore e cila del nga aktet juridike qeveritare të konfirmuara me vendim të Gjykatës, e jo raport privat dhe personal mes njohësve të rastësishëm. Ministrja për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, Kaja Shukova ka për detyrë që të jetë e vetëdijshme për pasojat eventuale juridike nga deklarata e sotme, ku ka thënë qëndrimin e saj personal se në përgjithësi është kundër minierave.

Nga kompania shtojnë se janë fuqishëm të bindur se investimi i planifikuar është në interes më të mirë të shtetit, zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe të komunitetit lokal. Nesër në Strumicë është paralajmëruar protestë masive.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E çuditshme: Misteret e qytetit të Vitisë do t’ju lënë pa fjal – Ja çfarë gjendet aty!

Story i radhës

Skënderbeu pret futbollistin shqiptar nga Italia

Të fundit nga

ShkoLartë