Skënderbeu pret futbollistin shqiptar nga Italia

Skënderbeu duket se ka bërë zgjedhjen për sa i përket mbrojtësit të krahut të djathtë që do të plotësojë pozicionin e vetëm që është i padubluar në ekip.

Pasi nuk ka arritur dot të bindë Erzenin për të rikthyer në Korçë Anteo Osmanllarin, korçarët janë përqendruar tërësisht tek Andrea Gërxho, futbollisti shqiptar që luan te Fermana në Itali.

Bardhekuqtë prej kohësh janë në bisedime me lojtarin dhe duket se në parim palët kanë rënë dakord për të përmbyllur gjithçka në një marrëveshje konkrete. Problem për momentin mbetet vetëm dokumentacioni i lojtarit në fjalë. Burime në klub bëjnë me dije se Gërxho ka disa probleme për sa i përket dokumentacionit me ekipin e Fermanës.

Probleme, të cilat lojtari po mundohet t’i zgjidhë për të kompletuar më pas transferimin te Skënderbeu. Me Gërxhon korçarët do të dublojnë pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë që në këto momente mbahet vetëm nga Erlis Frashëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shukova do të shkojë në protestën kundër minierave / Euromaks me porosi: Përmbahu nga deklarimi i qëndrimeve personale

Story i radhës

Debati për inceneratorin e Tiranës/ Bashkia sqaron fatin e procesit të nisur nga Basha

Të fundit nga