Shtyrje apo pështyrje

October 22, 2022
min lexim

Edhe 10 muaj shtesë apo afat për regjistrimin e automjeteve serbe dhe plotësimin e dokumenteve të identitetit të tyre, kërkon BE-ja, nga qeveria e Kosovës, me arsyen se, do të mundësohet konsultimi i gjithpërfshirjes të këtij populli serb në çasjen e këtij procesi, dhe gjithçka që është e veçantë dhe e kësaj rëndësie, është që të ruhet në një mënyrë stabiliteti në mes këtyre dy vendeve dhe rajonit.

Kosovës i kushton një stërgjatje e tillë e konvertimit të tabelave dhe plotësimin e dokumentacionit për qytetarët serb në vendin e vet, dhe në anën tjetër, sikur po krijohet një lloj avazi serb, që lë përshtypjen se i gjithë ky proces konceptohet si një lojë e frikshme, që po zhvillohet në mes marrëveshjeve, të cilave u ka skaduar afati.

Por, në anën tjetë, duhet t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-të, dhe aleatët e saj, dhe në saje të këtij realiteti duhet Kosova, të lëshojë pe, me qenëse në praktikë gjithçka është vërtetuar se Serbia, po blenë kohë dhe po shtyen afate të tilla, duke gjetë shkaqe pa arsye, që të hedh poshtë të arriturat e shtetit të Kosovës, dhe për ta penguar rrugën e saj të mëtutjeshme të shtetësisë së saj.

Të gjitha këto forma dhe lajthitje të shtetit serb, janë vetëm çështje të natyrës së tillë politike të Serbisë, e cila Kosovën, po e përdor si «karem», të saj, që sa herë kërkohet ti afrohet SHBA-ve, ose BE-së, kjo me një mjeshtri të rrallë, kinse për t’i përmirësuar marrëdheniet me këtë vend, në anën tjetër vendos kushte dhe një masë të kërkesave, pikërisht të përllogaritura gjithherë në favor të saj.

Në fakt, ne vërejmë se SHBA-të, si edhe BE-ja, kanë një qëllim të caktuar dhe makineritë e tyre janë të drejtuara kah një qëllim përfundimtar, por në këto rrethana- nga një këndvështrim i veçantë, edhe pse Kosova ka nevojë të domosdoshme të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, në anën tjetër, sikur Serbia, po përgëdhelët nga gjitha anët, dhe përmes këtij ledhatimi kjo po merr një lloj privilegji, duke i plotësuar planet dhe aspiratat e veta, por kurrsesi për të krijuar një marrëvshje paqësore në mes këtyre dy vendeve.

Dikush mendon se shtyrja e afatit për targat dhe dokumentet për qytetarët serb, do të konsiderohet edhe si pështyrje e marrëveshjeve që janë nënshkruar në mes këtyre dy vendeve, por nëse bëjmë një analizë më të thellë, qoftë edhe për një periudhë të gjatë historike, që të vendoset dhe të përafrohet një qëndrim dhe përfundim i këtij procesi dhe nga fakti se përveq BE-së, tani këtë rrol historik e kanë drejtpërsëdrejti në dorë SHBA-të.

Prandaj, Serbia, në mënyra të ndryshme dhe si rruspija do i lëkund b… herë nga Rusia e herë në marrëdhënie tjera me botën e saj, por detyrat që rrjedhin nga marrëveshjet që do dalin nga Vashingtoni, duhet të ndodhin dhe vetëm kjo qendër është alfa dhe omega e një angazhimi të një marrëveshje përfundimtare në mes këtyre dy vendeve, e cila i ka të gjitha aftësitë për t’i tejkaluar kufinjtë e organikës dhe harmonikës në mes këtyre dy popujve.

Kosova dhe qeveria e saj nuk do t’a ketë lehtë edhe pse është në anën e drejtë dhe e prirur, që të mbrojë dhe ruaj parimet e Kushtetutës së vendit të vet, të cilat nuk lejojnë cënimin e teritorit dhe sovranitetin e saj, por sipas rrjedhave që do të ndodhin shumë shpejt, të cilat janë kushte të palës së Serbisë, sidomos çështja e formimit të Asosacionit për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, për Kosovën, do të jetë një kafshatë e pa kapërdishme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xi fiton mandatin e tretë në krye të Kinës

Story i radhës

Nëse dëgjoni armë mos u frikësoni, nuk është luftë, xhirohet një film

Të fundit nga

ShkoLartë