shtyrja e zgjedhjeve ne veri te kosoves vjosa osmani njofton daten kur do te mbahen 6394b01def60d

Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vjosa Osmani njofton datën kur do të mbahen

December 10, 2022
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit.

Vendimi i Presidentes udhëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e re./express

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hezitim dhe iritim 6394b01831d57
Story i mëparshëm

Hezitim dhe iritim

merr fund pengmarrja ne dresden 6394b17620cff
Story i radhës

Merr fund pengmarrja në Dresden

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë