Hezitim dhe iritim

Është i pakuptimtë mosreagimi i Shaqir Fetait me rastin e një “aktiviteti” që ka zhvilluar në këtë fundjavë! Ka pritur një delegacion të Organizatës Humanitare “Merhamet” (e afërt me partinë që ia ka fort ënda të kruhet Shaqir Fetai) ndërsa, nuk është e qartë se si e ka heshtur këtë takim, kur dihet që ka reaguar me postime të “informacioneve” edhe për “aktivtete” të tilla nga më banalet

Nga BFI-ja e uzurpuar prej politikave destruktive të cilët në krye të Institucionit e instaluan kryedestruktivin, Shaqir Fetain, na thonë se, nuk është hera e parë kur Shaqir Fetai heziton që të bëjë publike ndonjë “aktivitet” të tij që konsiston në pritje-përcjellje të turlifarë mahlukati! Edhe më herët ka pasur raste që ka takuar persona të ideologjizuar e të sektarizuar por që ka hezituar që ta bëjë pubike “lajmin”!

I njëjti burim thotë që, Shaqir Fetai, përveç hezitimit, shpesh di edhe të iritohet prej “ngjarjeve”, sidomos prej atyre ngjarjeve dhe “takimeve” që nuk rezultojnë me ndonjë përfitim personal nga ana e Shaqir Fetait. Takimet e tilla, që nuk prodhojnë pëfitime meskine, e iritojnë Shaqir Fetain, ndaj ky, si ai me këmbë në baltë, ngulmon që mos të bëhen publike “aktivitetet e pafrytshme”!

Një prej “aktiviiteteve” është edhe ai i fundit: Shaqir Fetai u vizitua prej një delegacioni të organizatës humanitare “Merhamet”, por që, me gjasë, nuk i ka bërë kurrfarë përshtypje, ndaj dhe i ka injoruar tërësisht! Por, kjo oganizatë nuk e ka injoruar aktivitetin e vet: në FB-un e kësaj organizate ekziston lajmi mbi këtë vizitë!

Shaqir Fetai nuk dëshiron të hapë temë “humanitare”, sepse, sakaq do të vërshohet nga kritikat për moshumanitet të plotë!

Shaqir Fetai mendon se aktivitete humanitare duhet të ndërmerren një herë në vit, gjatë Muajit të Ramazanit, edhe atë, kryekëput të jetë në rolin e distributorit të ndihmave që vijnë nga jashtë, sepse, vetë, as që e ka haberin se si bëhet humaniteti, sepse vetëm nga jashtë nuk ia njohin shpirtin antihuman, kurse të jashtmit i besojnë Institucionit shekullor! Pranon delegacion nga një shoqatë humanitare, e cila, ndonëse relativisht e re, ka kryer “shekuj më shumë” humanitet se bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait.

Shaqir Fetai mendon se myslimanët e vendit, një herë në vit duhet të hanë mish! Ndonëse mishi i kurbanëve dhurohet në shumicë për të varfërit e vendit, ndonëse Shaqir Fetai është lavdëruar se është dhuruar shumë mish kurbani, aq shumë sa nuk është adekuat me sasinë të cilën “e dhuroi” për të varfërit anekënd vendit, por e magazinoi për dita kur atij i duhet të paraqesë “shpirtin human” të tij, dhe krejt kjo flet se humanitetin ai e ka më tepër “politik” se sa shpirtëror!

Shaqir Fetai i frikësohet aksioneve të grumbullimit të ndihmave humanitare për të varfërit e vendit, sidomos në këto kohëra krizash. Shaqir Fetai “bën humanitet” vetëm nëse dikush ia falë të paketuar ndihmat humanitare. Vetë, e ka bezdi që t’i futet aksioneve dhe të ftoj për ndihmë, sepse, paraprakisht e ka të qartë se do të dështojë, sepse, këtij farë grykësi as që i donon dikush ndihma, sese, të gjithë e dinë se çka u ka bërë ndihmave humanitare më herët! I shpërndante 100 pako me nga 7-8 kg, ndërsa i raportonte 8-9-10 ton ndihma!

Natyrisht, “Merhametit” i intereson rrjeti distributiv i BFI-së (organet, institucionet, xhamitë) si dhe distribuimi përmes tyre i ndihmave që mund t’i sigurojë, meqë besueshmërinë e ka shumëfish më të fuqishëm se sa bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait.

Shaqir Fetait i intereson që të vihet si distribues në shërbim të organizatave humanitare, “aktivitet human” ky i cili do t’ia “zbardhte” fytyrën. Nuk i intereson për të ditur për “politikat humanitare” që i zhvillojnë organizatat e ndryshme, nuk i intereson as fakti se çfarë fshihet pas këtyre “ndihmave”! Për Shaqir Fetain me rëndësi është që të flitet se “ja, ja, Shaqir Fetai po shpërndanë pako humanitare”!

Askush asgjë nuk ofron për kot nëse nuk e ka interesin e vet!

Story i mëparshëm

Shumë e thjeshtë! Si të mos shtoni peshë gjatë festave të fundvitit

Story i radhës

Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vjosa Osmani njofton datën kur do të mbahen

Të fundit nga