shtrenjtohen benzina dhe nafta ja sa do te kushtoje nje liter nga mesnata 6ae8993a66c4f

Shtrenjtohen benzina dhe nafta: Ja sa do të kushtojë një litër nga mesnata

November 2, 2026
1 minut lexim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,55 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata, ndërsa rritja prek benzinat dhe naftën.

Sipas vendimit të KRRE-së, Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë dhe do të kushtojë 93 denarë për litër. Eurosuper BS-98 gjithashtu rritet për 2 denarë, duke arritur në 95 denarë për litër.

Ndërkohë, Eurodizel BS (D-E V) shtrenjtohet për 1 denar dhe çmimi i ri do të jetë 100 denarë për litër.

Pa ndryshime mbetet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), i cili do të vazhdojë të kushtojë 110 denarë për litër.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kontroll ne gostivar gjendet droge ndalohet nje person 6ae87ee15948d
Lajmi i mëparshëm

Kontroll në Gostivar, gjendet drogë – ndalohet një person

e pazakonte vetura futet mbrapsht ne rrethin e cagllavices i shqiptohet gjoba 6ae8998047781
Lajmi i radhës

E pazakontë, vetura futet mbrapsht në rrethin e Çagllavicës, i shqiptohet gjoba

Të fundit nga

ShkoLartë