leter me kercenime ne zyren e presidentes siljanovska davkova arrestohet 46 vjecari 6b0330ae2bf47

Letër me kërcënime në zyrën e presidentes Siljanovska-Davkova, arrestohet 46-vjeçari

November 22, 2026
1 minut lexim
leter

Një letër me përmbajtje kërcënuese është gjetur në zyrën e Presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, në lokacionin “Rekord”, në qendër të Shkupit.

Rastin e kanë konfirmuar për “Skopje1” nga policia, ndërsa sipas informacioneve, letra është gjetur mëngjesin e 18 nëntorit nga punonjësit e të ashtuquajturës Zyrë Popullore, të cilët menjëherë e kanë denoncuar rastin.

Përmbajtja e saktë e letrës dhe personat ndaj të cilëve janë drejtuar kërcënimet nuk bëhen të ditura.

Nga MPB njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar një 46-vjeçar me inicialet V.K., i cili është identifikuar përmes kamerave të mbikëqyrjes dhe më pas është lokalizuar nga policia.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm me dron rus prane kievit te pakten 2 te vrare dyshohet se 10 persona jane bllokuar nen rrenoja 6b03305a40721
Lajmi i mëparshëm

Sulm me dron rus pranë Kievit, të paktën 2 të vrarë! Dyshohet se 10 persona janë bllokuar nën rrënoja

melania trump zbulon keshillen qe i jep te birit per femrat dhe takimet bej kujdes bota eshte e rrezikshme 6b0330b489b21
Lajmi i radhës

Melania Trump zbulon këshillën që i jep të birit për femrat dhe takimet: Bëj kujdes, bota është e rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë