118 vjet nga kongresi i manastirit qeveria nderon vepren e atdhetareve dhe intelektualeve 6b032fbfe2a71

​118 vjet nga Kongresi i Manastirit, Qeveria nderon veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve

November 22, 2026
1 minut lexim

Në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Qeveria e Kosovës nderon veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e bënë alfabetin e përbashkët të shqipes themel të përbashkimit kombëtar dhe përparimit arsimor e kulturor.

Me mirënjohje Qeveria e Kosovës kujton Mithat Frashërin, kryetar të Kongresit, Gjergj Fishtën, kryetar të Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Shahin Kolonjën, Gjergj Qiriazin dhe delegatët e tjerë.

Po ashtu, qeveria nderon përkushtimin e Sevastie Qiriazit e të familjes Qiriazi, punën e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe të shoqërive e klubeve shqiptare që mundësuan këtë vepër historike.

“Kongresi dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të lirisë. Dallimet u kapërcyen në emër të një qëllimi të përbashkët që shqiptarët të mësonin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre.

Përgjegjësia jonë është ta vazhdojmë këtë punë me arsim publik cilësor, me mbështetje për mësimdhënësit, librin dhe shkencën, me ngritje të mësimdhënies e mësim-nxënies, me kujdes për shqipen në institucione dhe me mundësi të qëndrueshme për mësimin e saj në mërgatë.

Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez”.

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor dhe 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali dhe edi rama takohen me studentet ne manastir ne diten e alfabetit 6b032f64e8644
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali dhe Edi Rama takohen me studentët në Manastir në Ditën e Alfabetit

me gjuajten ne koke dhe me gjobiten 5 milione leke rrefimi trondites i 16 vjecarit te shoqeruar ne proteste nuk e paguaj dot gjoben sme frikesojne 6b033057848d5
Lajmi i radhës

“Më gjuajtën në kokë dhe më gjobitën 5 milionë lekë”, rrëfimi tronditës i 16-vjeçarit të shoqëruar në protestë: Nuk e paguaj dot gjobën, s’më frikësojnë!

Të fundit nga

ShkoLartë