MPB Maqedoni njofton se dje (01.11.2026) në orën 00:40 në Gostivar, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Gostivarit ndaluan S.J. (48) nga Gostivari.
Kjo pasi gjatë një kontrolli, tek ai u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë.
“Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një peshore dixhitale”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Burimi: botasot.info

