Shtohen tumoret në aparatin tretës! Mjekët: Duhen më shumë kontrolle, problem ushqimi dhe stili i jetës

December 15, 2024
1 minut lexim

Stili i jetës, ushqimet që konsumojnë, mungesa e aktivitetit fizik kanë ndikuar në rritjen gati me tre-fish të tumoreve në aparatin tretës.

Shefi i shërbimit te kirurgjisë ne qendrën spitalore universitare prof. Arben Gjata shpjegon se janë tumore që kapen në stad të vonë, ndaj e kanë të pashmangshme kirurgjinë.

Kemi rritje të ndjeshme të sëmundjeve malinje. Ne jemi aksi përfundimtar sepse kirurgjia është fundi, aty ku vinë pacientët pasi operohen dhe vihet re një rritje e patologjive malinje të organeve gastro–intestinale si p.sh: kanceri i stomakut, kanceri i kolonit, i pankreasit dhe kjo rritje është e verifikueshme edhe në statistika.

Nëse flasim për para viteve 90-të, në kemi pasur 7 raste me kancer kolorektal në 100 mijë banorë, ndërsa sot kemi vajtur në 18 raste për 100 mijë banorë. Pra kemi një trefishim të incidencës së kancerit  të zorrës së trashë”-shprehet Arben Gjata, shef i shërbimit te kirurgjisë QSUT.

Prof. Gjata këshillon çdo person 50 vjeç të kryejë një ekzaminim të Aparatit tretës me kolonskopi apo fibroskopi.

 “Vijnë pas stadit të 3-të për shkak edhe mungesës së kujdesit nga vetë qytetarët. Nuk bëjnë kontrollin bazë shëndetësor në mënyrë periodike, nuk kryejnë ekzaminime. P.sh. kanceri i kolonit duhet patjetër të ketë ekzaminime të hershme për tu trajtuar. Një person pas moshës 50 vjeç duhet të bëjë patjetër kolonoskopi, apo dikush tjetër që vuan nga stomaku duhet të bëjë ekzaminime te hershme por kjo lidhet ngushtë me mungesën e kulturës mjekësore që ne fatkeqësisht ende kemi“.

Ne konferencën e 31 te kirurgjisë janë diskutuar teknikat e reja te ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Mjekë kirugë po debatojmë mbi mënyrat me të fundit siç janë laparoskopia apo më të rejat siç janë mënyrat robotike që besoj do t’i kemi edhe ne”.

Futja e këtyre teknikave ka ulur ditë qëndrimin e pacienteve ne spital.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Story i radhës

Taravari: Skandaloze! Grubi u mundua ta shpëtojë Mijallkovin, njeriun që punoi kundër shqiptarëve si askush tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë