Fluks pacientesh në urgjencën polivalente në qendrën spitalore universitare në Tiranë.
Mbi 300 raste urgjente në dite i drejtohen Urgjencës, duke e bërë të papërballueshme situatën. Problemet me zemrën, veshkat por dhe ato gastrohepatologjike, duket se janë shtuar më shumë pas Covid-it.
Përveç qytetarëve të Tiranës numërohen mbi 60 autoambulanca që vijnë nga rrethet një pjesë e të cilëve përcillen për në QSUT pa pasur nevojë.
Për shkak të rikonstruksionit të spitalit Infektiv në urgjencën polivalente vijnë dhe rastet që pësojnë helmime apo me probleme të tjera infektive, për të cilat shefi i shërbimit të urgjencës thotë se nuk ka hapësira për t’i përballuar.
Kur nisi rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, u tha që të gjitha rastet do të priten në ish-spitalin Covid 3, por kjo nuk po ndodh dhe ende nuk ka një përgjigje konkrete edhe ndaj kërkesave të shumta që ka bërë shefi i urgjencës .