​Shtohen fluturimet nga Bullgaria drejt Turqisë

December 10, 2022
min lexim

Dy fluturime të rregullta në javë do të realizohen nga Aeroporti i Plovdivit të Bullgarisë për në Stamboll dhe anasjelltas. Kështu u vendos në takimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Plovdivit, Doychin Angelov dhe Krassimir Peshev, dhe përfaqësuesve të linjës ajrore turke me kosto të ulët Pegasus Airlines, njoftoi Aeroporti i Plovdivit.

Avionët do të ulen në aeroportin Sabiha Gokcen ku ka qindra opsione lidhjeje me pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë fluturime në dhjetëra destinacione të dëshirueshme në Evropë dhe Azi.

Angelov tha se kontrata është në prag të nënshkrimit dhe fluturimi i parë pritet të bëhet më 21 janar 2023. Çmimi i biletës është rreth 70 euro në një drejtim, shtoi ai.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në një periudhë të shkurtër kohore ramë dakord për nisjen e linjës ajrore të rregullt Plovdiv-Stamboll. Kjo hap rrugën për turistët nga vende të ndryshme të botës që të arrijnë më lehtë në Plovdiv dhe ua mundëson bullgarëve të fluturojnë pa probleme nga Plovdivi në qindra destinacione nga aeroporti i Stambollit”, tha Angelov. Linja pritet të tërheqë një fluks të madh pasagjerësh si nga bizneset, të cilat kanë interes të madh për këtë destinacion, ashtu edhe nga komuniteti armen në Plovdiv, pasi që ka lidhje të përshtatshme me fluturimet për në Jerevan, tha për BTA Doychin Angelov.

Angelov tha se kjo është hera e parë që aeroporti i Plovdivit do të ketë një linjë të drejtpërdrejtë me Turqinë. Negociatat me një linjë tjetër ajrore për linjën e dytë që do të lidhë Plovdivin me Bursën dhe Antalinë janë në proces të përfundimit dhe në fillim të vitit të ardhshëm, nëse do të ketë mot të kthjellët, kjo gjë mund të realizohet.

Projekti mbështetet nga Fondi për Zhvillimin e Aeroportit të Plovdivit. Shtytje për zhvillimin e favorshëm të negociatave i dha edhe takimi i kryetarëve të komunave të Plovdivit dhe Stambollit, Zdravko Dimitrov dhe Ekrem Imamoglu. Angelov gjithashtu shprehu mirënjohje për ndihmën e jashtëzakonshme të ambasadorit bullgar në Turqi, Angel Cholakov.

Këtë muaj Aeroporti i Plovdivit nis orarin dimëror me fluturime të reja. Fluturimet nga Antalia dhe Izmiri për në Plovdiv do të realizohen nga linja ajrore SunExpress. Do të ketë gjithsej tetë fluturime të cilat do të realizohen deri në fillim të muajit shkurt. Fluturimet nga Belfasti i Irlandës së Veriut do të fillojnë më 20 dhjetor, të cilat do të jenë gjithsej 17 dhe do të vazhdojnë deri më 26 mars, të realizuara nga linja ajrore Jet2.

Aktualisht ka fluturime të rregullta nga Aeroporti i Plovdivit në aeroportet Luton dhe Stansted të Londrës, në aeroportet gjermane në Dortmund dhe Memmingen dhe fluturime për në Dublin.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagimi i Ronaldos pas golit të Marokut

Story i radhës

Rroftë dashuria! Sipas astrologëve këto 3 shenja do të gjejnë njeriun e zemrës gjatë dhjetorit

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë