shtohen aksidentet rrugore ne shqiperi keta jane shkaktaret kryesore 6a90089033540

​Shtohen aksidentet rrugore në Shqipëri, këta janë shkaktarët kryesorë

August 27, 2026
1 minut lexim

Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë këtij viti.

Vetëm në korrik janë regjistruar 165 raste, ku 235 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur.

Ndërkaq, gjatë periudhës janar-korrik 2026, numri i aksidenteve është rritur me 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) tregojnë se faktori kryesor mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Gjatë korrikut, 90,3 për qind e aksidenteve kanë ndodhur për këtë arsye. Grupmosha 25-34 vjeç zë pjesën më të madhe, me 21,8 për qind të rasteve, transmeton KosovaPress.

Sipas të dhënave, periudha më problematike e ditës është nga ora 19:00 deri në 24:00, kur janë regjistruar 25,5 për qind e aksidenteve.

Tirana kryeson me 59 aksidente vetëm gjatë korrikut, nga 37 sa ishin në të njëjtin muaj të vitit 2025. Në kryeqytet janë regjistruar 74 persona të vrarë ose të plagosur. Pas saj, numrin më të lartë të aksidenteve e kanë Fieri dhe Lezha me nga 20, ndërsa Durrësi dhe Gjirokastra me nga 15.

Në nivel vendi, gjatë shtatë muajve të parë të vitit janë regjistruar 844 aksidente, krahasuar me 767 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i personave të vrarë dhe të plagosur është rritur nga 1 mijë e 77 në 1 mijë e 187.

INSTAT sqaron se të dhënat janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa shifrat e muajit të fundit për personat e vdekur janë paraprake dhe mund të rishikohen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

69 aksidente dhe 2576 gjoba trafiku te shqiptuara per 24 ore 6a900813cdb5c
Lajmi i mëparshëm

69 aksidente dhe 2576 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

shefi i cia s ishte ne moske per te paralajmeruar rusine te mos e sulmoje baltikun 6a9008f2ec843
Lajmi i radhës

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për të paralajmëruar Rusinë të mos e sulmojë Baltikun

Të fundit nga

ShkoLartë