Serbia si një aleate e kahmoteshme e Rusisë kinse po mundohet të mbajë një qëndrim të balansuar as me perëndimin as me lindjen, por e vërteta është krejt ndryshe. Serbia është e interesuar vetëm për fondet e perëndimit dhe asgjë tjetër
Rusia e ka pushtuar Serbinë në të gjitha aspektet pa e zbrazur asnjë plumb.
Të gjitha resurset energjetike të Serbisë janë pronë e Rusisë. Serbia në bazë të marrëveshjes si shtet, nuk ka të drejtë të importoj nga jashtë as edhe një litër naftë.
Rusia nuk u ndal me kaq sepse ajo dëshironte të kishte në grusht të nënshtruar tërë shtetin e Serbisë, dhe me ardhjen e radikalëve serb të Vuqiqit në pushtet këtë e arriti shumë shpejt.
Populli serb si udhëheqës të vetin e zgjodhi Vlladimir Putinin kurse si ndihmës te tijë Aleksandar Vuqiqin dhe kjo erdhi në shprehje në Serbi sidomos pas okupimit dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Në organizimet që bëheshin nga kisha serbe, fotografia e Putinit printe kurse pas sajë vinte ajo e Vuqiqit. Pra me ketë ikonografi, populli serb me vetëdëshirë e zgjodhi Vlladimir Putinin dhe Rusinë në vend të perëndimit.
Zgjedhjet e fundit qe u mbajten në Serbi i qitën në sipërfaqe të gjitha ato që u thanë me parë.
Formimi i qeverisë zgjati 9 muaj dhe në qeveri si ministra u futen vetëm ata që ishin njerëz të besueshëm të Rusisë, kurse u larguan të gjithë ata që mundoheshin të kishin njëfarë neutraliteti, pra ketu Rusia e bëri seleksionimin sipas dëshires së saj.
Kulminacioni i dominimit rusë në jetën politike të Serbisë erdhi me nominim e Ivica Daqiqit si zëvendeskryemistër dhe ministër i punëve të jashtme dhe koordinator i të gjitha shërbimeve inteligjente të Serbisë dhe si një njeri shumë i besueshem i Kremlinit.
Por, KULMINACIONI i dominimit rusë erdhi në fund me emërimin e Aleksadar Vulinit si shef i shërbimit informativ serb BIA si dorë e zgjatur e shefit të KGB-së ruse Nikollai Patrushev njeriut me të afer të Vlladimir Putinit. Patrushev ishte propozuesi dhe përkrahësi kryesorë i Putinit për shkatërrimin e infastrukturës në Ukrainë dhe vrasjeve te pa mëshirëshme të civilëve.
Pasiqe që Serbia iu nënshtru plotësisht Rusisë, Rusia e ngriti në Gubernator (udhëheqës i një krahine ruse) ambasadorin e emëruar më parë Aleksandar Bocan Harchenko, të cilit presidenti i Serbisë duhet të i RAPORTOJ çdo javë e në anën tjetër ky ia percjellë Vuqiqit URDHËRAT e Putinit se si duhet të veproj ai dhe Serbia. Per të vertetuar ketë pohim, Rusia dhe Serbia ne New York para gjithë Botës e nënshkruan marrëveshjen për koordinim e politikave të jashtme.
Këtu pra kemi të bëjme me një okupim klasik të një shteti evropian, pra Serbinë qe e ka dashtë dhe pranuar me vetëdeshirë të jetë koloni dhe vazal i nenshtruar nga Rusia.
Presidenti i Serbisë ia ka dorëzuar plotësisht shtetin e vetë Rusisë dhe kjo më se miri u pa kohë më parë kur patëm bllokimin e veriut të Kosovës kur Gubernatorit të Serbisë në Rashkë i raportuan për gjendjën në terren gjeneralët serb.
Pra nga kjo po del se Vuqiqi me vetëdëshirë është një kukull në dorën e Putinit, dhe Putin ndaj tijë mund të veprojë si të don, ta lëjë në pozitë formale të presidentit nëse është i ndëgjueshëm, apo ta largojë por edhe ta eliminojë sipas rrethanave.
Është per t’u çuditur veprimi i perëndimit, dhe si është e mundur të veprojnë ashtu si po veprojnë duke i dhënë perkrahje Serbisë kur e dijnë shumë mirë se si qëndron situate brenda saj.. Pra, si mund t’i jepni Serbisë çka do që dëshiron por situatën nga brenda nuk mund ta ndryshosh as per një milimetër.
Zotërinjë të nderuar të perëdimit: me përkrahjen që ju po ia bëni Serbisë, ju po përkrahni Rusinë, sepse Serbia moti e ka humbur pavarsinë me vetëdeshirë dhe vetëm në menyrë figurative është shtet i pavarur sepse në të gjitha drejtimet është shëndrruar në KOLONI të Rusisë.
Mos u habitni zotrinjë të nderuar nëse një dite mblidhet Kuvendi i Serbisë dhe shtetin serb e shpallë pjesë të pandashme të Federatës Ruse. Kjo me siguri do të ndodhë nëse kete e dëshiron Vlladimir Putini.
Rusia kaher do ta shtynte Serbinë që te hyje në një luftë me Kosovën, por per shkak të largësisë gjeografike dhe pamundësisë për të intervenuar direkt, nuk po e benë sepse Serbia është e rrethuar nga NATO-ja dhe ne rast të një lufte të tillë do të ishin humbës edhe Serbia edhe Rusia.
Përkdheljet, lëshimet dhe ofertat që po ia bëni Serbisë ne dëm të Kosovës janë plotësisht të kota, sepse kjo nuk varet nga Serbia. Rusisë nuk i interesojnë fare ato që ju i ofroni Serbisë, dhe si përfunndim ato bijne në ujë sepse Rusia nuk do të lejojë kurrfar marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.
Diktatorët si gjithkund në botë e kuptojnë vetëm e vetëm gjuhën e forcës ashtu si po ndodh tani në Ukrainë ku Putin duke e parë se po e humbë luftën, po i kercënohet gjithë botës me përdorimin e armëve bërthamore!
Perëndimi dhe Amerika Serbinë mund ta ndajnë nga Rusia vetëm me forcë dhe jo me lutje dhe karrota dhe shpresoj se këtë e dijnë sepse në Serbi nuk ka opozitë ku mund të ndikojnë.
gjithmonë ka qenë dhe është pro perëndimore dhe e lidhur jetësisht me Amerikën, prandaj mos i bëni presioni Kosovës që të pranojë diçka për të cilen nesër do të pendoheni, si është rasti me Bosnjën.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO