Shteti dështon në konfiskimin e pasurisë së Sead Koçanit

April 13, 2022
1 minut lexim

Ka dështuar konfiskimi i pasurisë së Sead Koçanit. Shteti nuk do të marrë asnjë qindarkë nga paratë buxhetore të përfituara ilegalisht nga tenderi në TEC Manastir, në vlerë prej mbi 17 milionë euro, shkruan Alsat.

Organet hetuese fajësojnë njëri-tjetrin se kush është fajtori për faktin se shteti nuk e ka marrë pronën pas konfiskimit të pasurisë nga kompania “Transmet” e cila ishte e Koçanit. Lëndë ka hapur edhe Komisioni kundër korrupsionit dhe tani shqyrton nëse ka konflikt të mundshëm interesi. Nga anti- korrupsioni për Alsat vetëm konfirmojnë se janë duke zhvilluar procedurë dhe se rasti është në fazë të hershme.

Prokuroria e krimit të organizuar po grumbullon dëshmi lidhur me kallëzimin penal të Avokaturës së shtetit, e cila akuzon prokurorët Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski si dhe ish hetuesin e PSP-së, Arafat Muaremi, drejtori aktual i Drejtorisë së policisë financiare. Sipas avokaturës, ata nuk kanë reaguar në kohë që shteti t’i marrë mjetet prej tij. Por Ajro, Bubevski dhe Muaremi hodhën poshtë akuzat e këtilla.

Paralelisht, para- hetim udhëheq edhe Drejtoria e policisë financiare kundër avokatit të shtetit, Fehmi Stafa. Hetohen pretendimet për lidhje të mundshme mes tij dhe Koçanit. Sipas javores “Fokus”, nën hetim të Drejtorisë është një pronë në Butel, që ka qenë në pronësi të kushëririt të Koçanit ndërsa pronari i ri, kinse ia ka dhuruar avokatit të shtetit, Stafës. Ndërkaq ai për Alsat thotë se kjo pronë nuk ka asnjë lidhje me Koçanin, por bëhet fjalë për familje tjetër me mbiemër të njëjtë si ajo e biznesmenit të njohur.

Avokatura e shtetit në kallëzimin penal përmend se prokurorët kanë konfiskuar pronë të kompanisë “Transmet”, prej të cilës pjesa më e madhe është dhënë nën hipotekë bankare. Përndryshe, Sead Koçan është dënuar me katër vite e tetë muaj burg për rastin “Trust”. Me dokumente të rreme ka marrë tender nga ELEM-i për kompaninë “Transmet” për gërmimin e qymyrit në TEC Manastir./ Alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Garoi mes shumë garuesve ballkanas, trajneri shqiptar i fitnesit merr kupën në Serbi

Story i radhës

Tifozi i dehur bie nga tribuna, pastaj festoi

Të fundit nga

ShkoLartë