Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Baftija sot deklaroi se ende nuk është zgjidhur problemi i harmonizimit të Rregullores për Shtesa të Fëmijëve me pagën minimale, përcjell TV21. Baftiju tha se është informuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por që fatkeqësisht ende nuk ka rezultate.
“Me shumë keqardhje e them që jo, deri tani janë ngritur disa procedura nga ana ime që ky problem të rregullohet sepse ashtu siç e kam shpjeguar shumë herë, duhet të përdoret rroga minimale edhe në Rregulloren e Shtesave Fëmijërore, deri tani jo, jemi në procedurë është e informuar edhe MPPS dhe shpresoj që ky problem sa më shpejtë të zgjidhet”, tha Baftiju.
Ndryshe, me rritjen e pagës minimale, shumë familje kanë humbur të drejtën e shtesave fëmijërore, pasi Rregullorja nuk është harmonizuar me pagën minimale prej 18.000 denarëve.