Shtëpia u përfshi nga flakët, Mihrije Braha e pranon publikisht: Faji ishte i imi (VIDEO)

May 26, 2023
1 minut lexim

Një ditë më parë u përhap në media lajmi se shtëpia e këngëtarëve të njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Në fakt ngjarja ka ndodhur më 10 maj, por lajmi është bërë publik vetëm së fundmi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar vetë Mihrije Braha. Këngëtarja e njohur ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Mihrija ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt elektrik, një zgjatues elektrik ka marrë flakë. Këngëtarja shtoi se ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen.

Braha rrëfeu gjithashtu se në momentet kritike në banesë ka qenë djali së bashku me partneren e tij, të cilët kanë qenë në rrezik serioz.

Ndërkohë vetë ajo së bashku me Naimin kanë qenë në Tiranë, të ftuar në programin “E Diell” në Top Channel.

Artistja u shpreh se para se të niste xhirimet e emisionit ka pasur një krizë që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Ndërsa lajmin e ka marrë vesh pas programit dhe janë nisur menjëherë për Prishtinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Celine Dion anuloi turneun evropian për shkak të sëmundjes

Story i radhës

“Urrejtja ndaj Albinit”/ Situata alarmuese në veri, reagon Rron Gjinovci: Këta persona i ka pagua Serbia!

Të fundit nga

ShkoLartë