shtepia e bardhe trump do te nenshkruaje nje urdher qe kerkon me shume fleksibilitet ndaj vaksinave 6a7a2c1282984

Shtëpia e Bardhë: Trump do të nënshkruajë një urdhër që kërkon më shumë fleksibilitet ndaj vaksinave

August 10, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të hënën duke bërë thirrje për më shumë fleksibilitet dhe kërkime mbi vaksinat.

Kështu njoftoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në një postim në X.

Urdhri do të kërkojë më pak vaksinime tek fëmijët, duke e ndarë vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës tek fëmijët në tre doza dhe duke i dhënë dozat në vizita të ndara mjekësore, raportoi Axios.

“Vaksina e kombinuar MMR duhet të administrohet në tre doza të ndara për një sëmundje të vetme, sapo produkte të tilla të jenë të disponueshme në vend dhe, në masën maksimale të mundshme, të gjitha imunizimet e fëmijërisë duhet të administrohen në vizita të ndara mjekësore”, raportoi media, duke cituar urdhrin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konflikt ne burgun 302 viktor ymeri godet me shuplake nje te burgosur nga kosova 6a7a2bb09db2c
Lajmi i mëparshëm

Konflikt në burgun 302/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

WhatsApp Image 2026 08 10 at 22.05.55
Lajmi i radhës

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Shkupi bëhet qendër e diskutimeve për bashkëjetesën, dialogun dhe rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë