Një pjesë e Maqedonisë së Veriut, është shkrumbuar tërërisht.
Zjarret nuk kanë kursyer asgjë në juglindje të vendit dhe duket se më së keqti e ka pësuar Shën Nikolla, Probishtipi dhe Pehçeva.
Në këtë të fundit ka qëndruar TV21 gjatë ditës dhe ka parë nga afër se si mbi 20 shtëpi janë shndërruar në hi pasi janë përfshirë nga flakët.
Dhe gjithçka ka nisur nga zonat malore. Aty vazhdimisht regjistrohen vatra të reja zjarresh.
Burimi: tv21