Shtatzënë për herë të tretë, Pippa Middleton fotografohet me barkun e rrumbullakosur

June 6, 2022
1 minut lexim

Festimet e Jubileut të Plantinit të Mbretëreshës kanë qenë të mbushura me ngjarje e surpriza dhe një prej tyre ishte pa dyshim shtatzënia e motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton.

Ajo u paraqit në festime me barkun e rrumbullakosur dhe Page Six konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e tretë. Pippa dhe bashkëshorti James Matthews, një menaxher i fondeve mbrojtëse dhe trashëgimtar i familjes së Glen Affric, u martuan në vitin 2017. Ata tashmë janë prindër të djalit Arthur, 3 vjeç, dhe vajzës Grace, 1 vjeçe.

Kate dhe Pippa kanë vetëm dy vjet diferencë në moshë dhe të dyja janë shumë të afërta me njëra-tjetrën. Pippa fitoi famë botërore si shoqëruesja e Kate në dasmën e saj në vitin 2011 me Princin William dhe që atëherë ka shkruar dy libra, “Celebrate: A Year of Festivities for Families and Friends” në 2012-ën dhe “Heartfelt” i vitit 2016.

Një burim i tha Page Six se Pippa dhe bashkëshorti James janë shumë të lumtur me shtimin e familjes. Ata jetojnë në fermën Bucklebury, në West Berkshire, që çifti bleu në vitin 2018.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritja marramendëse e çmimeve, Bytyqi: Inspektorët do ta konstatojnë gjendjen reale

Story i radhës

Çmimet e larta të karburantit/ Tabaku: Pronarët e mëdhenj ulen në tryezë me qeverinë, vendimet në dëm të qytetarëve

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë