Rritja marramendëse e çmimeve, Bytyqi: Inspektorët do ta konstatojnë gjendjen reale

Disa prej qytetarëve me të cilët biseduam sot thonë se janë të shtangur, megjithatë jo nga vapa por nga çmimet e produkteve. Çdo herë në marketet vërejnë çmime të reja.

A ka rritje të çmimeve të produkteve që nga 1 qershori? Ka, shumë. Për cilët produkte konkretisht keni vërejtur? Për të gjithë. Për bukën, për të gjithë produktet. Së pari vërejta për bukën për shkak se çdo ditë blej bukë, së pari 27, tani 35.

-Do të rriten çmimet, vetëm me gjakftohtësi dhe me shopping të mençur. Çmimet do të rriten, e shohim atë edhe në nivel global. Edhe Gjermania ka probleme, edhe Anglia. Çfarë nënkuptoni kur thoni shopping të mençur, të kufizohemi, çfarë të blejmë e çfarë jo? Të mos kufizohemi por të ndjekim se kur ka zbritje.

-Gjithçka është shtrenjtuar. Atë që e marr tani është shtrenjtuar. Shumë vështirë për skamnorët. Te cilët produkte vërejtët rritje të çmimit? Nuk mund të them saktësisht, për shkak se kamë kaos në kokë.

Jo vetëm qytetarët por edhe matësi i çmimeve vëren rritje të paarsyetuara dhe të papara të qumështit, vajit, miellit,, sheqerit…

RRITJA E ÇMIMEVE PREJ 1 QERSHORIT:

VAJ GATIMI-PËR 20-25 DEN

SHEQERI-PËR 5-8 DEN

MIELLI-PËR 6-9 DEN

QUMËSHTI-6-9 DEN

ORIZI-5-7 DEN

FASULJA-5-10 DEN

BIRRA-5-10 DEN

Për 20% nuk mund të rritet çmimi i prodhimit e jo çmimi i shitjes, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Patjetër se inspektorët do ta konstatojnë gjendjen reale. Se ka rritje marramendëse dhe artificiale ka, unë thashë edhe javën e kaluar. Ja dy shembuj se pse e kam pohuar këtë. Brenda dy ditëve, për një produkt prej prodhuesit të njëjtë, marzha e përfitimit, nuk flasim për çmimin e prodhimit, prej 4% në 31.5%, është rritur për 72,5%, përkatësisht qytetarët paguajnë marzhë më të lartë për 68% për makaronat. Pasi mbarojnë me punë inspektorët, do të dalim me listën e subjekteve dhe produkteve”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Kontaktuam me drejtoreshën e inspektimit të tregut, Aneta Simeska Dimoska e cila thotë se nga e premtja e ndjekin situatën dhe kanë vërejtur rritje drastike të çmimeve, do ta ndjekin edhe sot, ndërsa nesër do të dalin me informacione nëse do të ketë sanksione.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

135 raste të reja me Covid-19 në 3 ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Shtatzënë për herë të tretë, Pippa Middleton fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Të fundit nga