Shtatzënë për herë të dytë, aktorja e njohur tregon barkun e rrumbullakosur

min lexim

Aktorja e njohur Amine Gulse dhe futbollissti i Fenerbahçes, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ndonëse janë kujdesur që gjatë kësaj kohe ta shijojnë për vete pritjen e ëmbël, ftesa në një dasmë ditët e fundit është bërë shkak që fotot dhe videot me barkun e rrumbullakosur të Amine të bëjnë xhiron e rrjetit.

E veshur me një fustan të gjelbër, Amine Gulse u shfaq duke kërcyer në dasmë dhe barku i rrumbullakosur s’mund të fshihej më.

Çifti ka një vajzë, e cila erdhi në jetë në vitin 2020, një vit pas dasmës madhështore të Ozil dhe Gulse. Vogëlushja Eda, fryti i parë i dashurisë së dy të rinjve, është shpeshherë në fotot që prindërit e saj postojnë në rrjetet sociale.

Në deklaratat e mëparshme për mediat, Amine ka konfirmuar se po mendonte që ta bënte vajzën me një motër ose një vëlla: “Ne duam 5 fëmijë”, – ka thënë aktorja, e cila ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moldavi: Kaos në trafikun tranzit

Story i radhës

INJECT diskuton për lartësinë e dënimeve për rastet e dhunës në familje

Të fundit nga