Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.
Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.
Një video e shpërndarë nga Zelensky shfaq ekipet emergjente duke kërkuar për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar pjesërisht.
Administrata ushtarake tha se forcat ruse i përdorën dy dronë në këtë sulm.
Forca Ajrore e Ukrainës theksoi se i rrëzoi 51 dronë dhe se i humbi gjurmët e 30 dronëve, pasi Rusia e sulmoi me 87 dronë gjatë natës.
Forcat ruse e kanë sulmuar pareshtur rajonin verilindor të Sumit në muajt e fundit, duke e dëmtuar infrastrukturën e tij të rëndësishme civile.
Një sulm raketor në Sumi të dielën i vrau 11 njerëz dhe i plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qytetin e Sumit për rrymë./REL
Burimi: botasot.info