“Shtatë plumba do t’i fus në ballë”- I ati i Martin Çeços rrëfen bisedat me djalin “zemërthyer”!

min lexim

Shkak i krimit të rëndë në Korçë, ku një 27-vjeçar u mbyt dhe u hodh në rezervuar për të humbur gjurmët, ka qenë një vajzë, aktualisht 18-vjeçare.

Martina P. kishte pasur lidhje intime me një 43-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe fundi i kësaj lidhjeje dhe njohja e vajzës me viktimës, u bë shkak i krimit të rëndë. Ndërsa tre burra ndodhen në burg, përfshirë edhe 43-vjeçarin Valter Mollaj, autori i dyshuar i krimit, babai i viktimës ka sqaruar me detaje se çfarë i ka ndodhur të birit. Burri kishte pasur marrëdhënie me vajzën që kur ajo ishte minorene.

NJOHJA NË BYREKTORE

Martin Çeço ishte njohur me vajzën në një byrektore të qytetit të Korçës dhe prej andej kishin nisur bisedat midis tyre në rrjetet sociale. Këtë fakt e pohon babai i tij, i cili thotë se vajza vetëm fliste me të në rrjetet sociale dhe se i biri ishte “zemërthyer” nga dashuria për të. Vajza, sipas Nevzat Çeços, nuk pranoi të krijonte lidhje me djalin. “Hëngri byrekë në Korçë (vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit.

Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp. Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do.

Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte ‘Instagram’-e të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet”, ka rrëfyer Nevzat Çeço në “Uniko”.

Babai i Martinit ka treguar më tej se djali i tij kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina, ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte, por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Nga dashuria “platonike” te vrasja, çfarë i tha babait përpara se të humbte pa gjurmë

Valter Mollaj, nga fshati i thellë malor Marjan në Korçë, kishte krijuar edhe një lidhje jashtëmartesore me vajzën që do të bëhej shkak për vrasjen e një 27-vjeçari. Sipas dëshmisë së babait, një ditë para vrasjes, Martinin e telefon një person dhe e kërcënon me vrasje, kërcënim i cili do të bëhej realitet një ditë më vonë. Nevzat Çeço thotë se e kishte dëgjuar vetë telefonatën kur personi kërcënon të birin.

“Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha. Po e dëgjoja. Ia mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha”, u shpreh i pikëlluar babai për orët e fundit të të birit.

Martin Çeço u gjet i pajetë në ujërat e rezervuarit të Kolanecit në zonën e Maliqit dhe ajo që fillimisht u duk si mbytje në ujërat e ujëmbledhësit, nuk rezultoi e tillë. Një hematomë në pjesën e qafës nga një litar bëri që Policia shpejt të dyshonte për vrasje duke nisur edhe hetimet. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 12 qershor, ndërsa trupi i pajetë u zbuluan të shtunën e shkuar.

Tri ditë pas zhdukjes, babai ka bërë denoncim, ndërsa i riu kishte humbur të ëmën muaj më parë. Kërkimet nisën në rezervuarin e fshatit ku u gjetën shapkat e të riut dhe kjo ishte prova kryesore e hetuesve që çoi jo vetëm në zbulimin e fatit tragjik të Martin Çeços, edhe të autorëve të vrasjes. Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi të shtunën e shkuar operacionin “Marjan”, duke arrestuar Valten Mollajn dhe kushëririn e tij, Edlirin, si dhe bariun që ata kishin punësuar, Bleti Angjon.

Ky i fundit ka rrëfyer krimin e rëndë. Pasi e kanë marrë viktimën deri te rezervuari, autorët e kanë mbytur atë duke e hedhur në ujë, me qëllim për të humbur gjurmët. Pas krimit, në sfond janë motivet e xhelozisë. Valter Mollaj, babai i tre fëmijëve, nuk e ka pranuar dot faktin që adoleshentja të komunikonte me 27-vjeçarin e aq më tepër të krijonte lidhje me të. Policia ka marrë në pyetje edhe adoleshenten në lidhje me vrasjen, e cila tanimë mund të konsiderohet e zbardhur nga ana e hetuesve nga provat shkencore të siguruara.

“FIKSIMI” I ADOLESHENTES

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në “Facebook”, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton. Nga profilet në “Facebook” të adoleshentes shihet se ajo ishte e fiksuar me reperin dhe madje në disa raste i bënte dhe vetë komentet me “zemra” apo shprehje vlerësimi në foto e këngëtarit të muzikës “rep”, fotot e të cilit i vendoste në profilin e rrjeteve sociale. Ende nuk dihet dëshmia e Martinës, bisedat e së cilës në rrjetet sociale u bënë shkak për vrasjen e një 27-vjeçari, që mbante të njëjtin emër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos u dashuroni me këto 4 shenja të horoskopit

Story i radhës

Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat në Sievierodonetsk

Të fundit nga