Lajm më i miri i vitit në futbollin e Kosovës, padyshim se ka qenë dje, Afrim Tovërlani, emërohet selektori i Kombëtares së Kosovës U-21.
Njeriu i duhur në vendin e duhur!
Ish futbollist e personalitet, trajneri më i trofeshëm në 23 vitet e pasluftës, rekordet e tij të paprekshme deri me tash si trajner!
Pionier i Prishtinës, junior i Prishtinës, senior i Prishtinës së gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri! Trajner i Prishtinës dhe disa skuadrave tjera në Kosovë.
Djaloshi i artë i gjeneratës së sakrificës (1991-1999), refuzoi të gjitha të mirat, shuma të majme, banesë, asgjë nuk ia mbushi mendjen veçse ëndrra e tij që Kosova të bëhet shtet dhe vendosi të luaj në lloçin e Kosovës, në livadhe dhe fusha të improvizuar në Kampionatin e pavarur të Kosovës, në vitet e 90-ta, në rezistencë kundër pushtuesit serb.
Ëndrra që iu realizua, Kosova shtet.
Teknikën e tij pak kush e kishte, një futbollist që e bënte diferencën në fushën e lojës. Një futbollist që u rrit në frymën e Prishtinës, një djalosh që në moshën 19 – vjeçare debutoi në ligën ndër më të forta në botë, në ish Jugosllavi, në petkun e Prishtinës së famshme.
Po kush nuk e mban mend Tovërlanin, aq i ri, aq eksploziv dhe në fushën e lojës kundër skuadrave të mëdha, Hajdukut të Splitit, Velezhit të Mostarit, Zhelezniçarit të Sarajevës, Çelikut të Zenicës, Sllobodës së Tuzllës, Vardarit të Shkupit, Rijekës, etj. Mbi 30 mijë shikues, jehonte kënga e famshme, besa – besë, Tovërlani, Tovërlani, Tovërlani…
Në rreshtin e tretë në kë,bë, nga e majta (1985-86): Shukri Paçarada, i ndjeri Goran Popuvac, Rifat Mehinoviqi, Behajdin Gjinali, i ndjeri Faton Domi, Rade Stevanoviq, Ramadan Cimili, Xhevdet Muriqi, Fadil Muriqi, Ramiz Budeci. Rreshti i dytë nga e majta: Neshet Zhaveli, i ndjeri Fadil Vokrri, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rafet Prekazi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Ramiz Krasniqi, Kosta Llalliq. Ulur nga e majta: Jusuf Tortoshi, Mensur Nexhipi, Agim Cana, Shefqet Sinani, Luan Dërmaku, Afrim Tovërlani, Salih Lugolli dhe Shpend Abrashi.
Plejadë që nuk përsëritet kurrë, cilësi që nuk arrihet, siç e ishte Prishtina e Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Sahit Kelmendit, Ramadan Cimilit, Shefqet Sinanit, Xhevdet Muriqit, Rade Zalad, Neshet Zhavelit, Faton Domit, Skënder Shengylit, Arbnor Morinës, Rafet Prekazit, Favzi Ramës, Agim Canës, Edmond Rugovës, Jusut Tortoshit, Shukri Paçaradës, Rifat Mehnoviqit, Fadil Berishës, Darko Bjellojeviqit, Kujtim Lleshit, Muharrem Sahitit, Gani Llapashticës, Fadil Berishës, Arsim Gashit etj. Gjeneratë që çonte peshë një shtet që nuk ekziston më, stadiumi i Prishtinës i ngjante asaj kohe sikur në stadiumet brazilian. Tovërlani, besnik i Prishtinës. Emblema e Prishtinës, askush më shumë se ai besnik i Prishtinës.
Sot është në krye të Kombëtares së Kosovës U-21, ky është vendimi më i miri që ka marrë Federata e Futbollit të Kosovës në krye me Agim Ademi.
Tovërlani, një aset i pashfrytëzuar deri me tash. Çfarë të thuash për Tovërlanin? E ka egon e vet!
Po i paraqesim shtatë formacione të Ligës së Parë ish jugosllave, kur Tovërlani luajti me sukses në fanellën e Prishtinës, përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës.
Me 30 mars 1986, java e 22-të
PRISHTINA-VELEZHI 3:2
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Shënues: Fadil Muriqi (15′, 37′, 50′) – P. Juriç (18′) e Tuce (79′).
Gjyqtarë: Zoran Petroviqi nga Beogradi, Jordan Markovski (Kavadari), Sreten Badakoviq (Nishi).
Kartonat e verdhë: Prekazi – P. Juriç, G. Juriç.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 7, Suad Koliq 6 (AFRIM TOVËRLANI), Rafet Prekazi 6, Rexhep Gaxholli 6, (Zoran Llukiq 6), Fadil Muriqi 10 dhe Miodrag Çirkoviq 7.
Velezhi: Petranoviq 7, Haxhiabdiq 7, G. Juriq 7, Kallajxhiq 4 (Gudel), Matijeviq 7, Barbariç 7, Kajtaz 7, Skoçajiq 7 (Popoviq), P. Juriç 5, Karabeg 7 dhe Tuce 7.
Me 27 prill, 1986, java 26-të
PRISHTINA-ÇELIKU i Zenicës 1:0
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtarë: Salem Proliq (Sarajeva), Petroviq (Beograd), Deniq (Nish).
Shënues: Fadil Muriqi (33′-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Morina, Çirkoviq – Gabriq, Ratkoviq, Zukanoviq.
karton i kuq: Zukanoviq (28′).
Prishtina: Rade Zallad 7, Xhevdet Muriqi 6, Arbnor Morina 8, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 6, Kujtim Shala 5 (AFRIM TOVËRLANI), Rafet Prekazi 5 (Arsim Meha), Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 6 dhe Miodrag Çirkoviq 5.
Çeliku: Gabriq 7, Gjurgjeviq 6, Ratkoviq 5, Grandiçiq 6 (Fillesh), Memiq 6, Zukanoviq 5, Milidrag 6, Beshiq 7, Nestoroviq 5 (Fallak), Mujiçiq 5 dhe Haxhiosmanoviq 6.
ME 24 GUSHT, 1986 – java e 3-të
PRISHTINA-VARDARI i Shkupit 1:3
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtarë: Vaso Vujoviq (Cetina), Radoviq (Beograd), Grabaçiq (Përçanj).
Shënues: Kujtim Shala (88′-nga penalltia) – Pançev (28′ e 33′), Trajçevski (84′).
Kartona të verdhë: Stanojkoviq, Najdovski.
Prishtina: Darko Bellojeviq 4, Arsim Gashi 5, Faton Domi 5, Gani Llapashtica 5, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Kujtim Shala 5, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 5, Fadil Berisha 5 dhe Suad Koliq 5 (AFRIM TOVËRLANI).
Vardari: Llazarov 7, Stanojlkoviq 7, Simonovski 7, Kanatllarovski 7, Janevski 7, Najdovski 8, Avramovski 7 (Babunski), Trajçevski 7, Pançev 8 (Todorovski), Savevski 7 dhe Petrov 7.
Me 7 shtator 1986, java e 5-të
PRISHTINA – HAJDUKU 1:1
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar kryesorDragisha Komadiniq (Beograd), Cërnec (Lubjana), Llaziq (Kulla).
Shënues: Lleshi (74) – Adamoviq (69′).
Kartona të verdhë: Morina, Tovërlani, Shala – Adamoviq e Mishe.
Prishtina: Darko Bjellojeviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Stojmir Urosheviq 7, AFRIM TOVËRLANI 6 (Muharrem Sahiti 6), Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 6 (Kujtim Lleshi 6) dhe Fadil Berisha 6.
Hajdku: Mlladen Pralia 6, Jerko Tipuriq 7, Dragi Setinov 6, Ivan Gudel 7, Zoran Vuliq 6, Dragutin Çeliq 6, Stjepan Andrijasheviq 6, Luka Peruzoviq 6, Josip Weber 6 (Zdenko Adamoviq 7), Ante Mishe 6 (Ivo Jerolimov) dhe Stjepan Deveriq 6.
Me 16 nëntor 1986, java e 13-të
PRISHTINA-RIJEKA 3:1
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtarë: Nikolla Roganoviq (Zrenjanin), Mateo Beusan (Dubrovnik), Risto Budalevski (Shkup).
Shënues: Fadil Muriqi (9′), Sahit Kelmendi (73′ e 86′), – Skënder Shengyli (35′-autogol)
Kartonat e verdhë: Stankoviq – Jellaçiq e Materlani.
kartoni i kuq: (Vujiçiq 45′).
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 7, AFRIM TOVËRLANI 5 (Goran Popuvac), Sahit Kelmendi 7, Boban Stankoviq 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stojimir Urosheviq 6.
Rijeka: Ravniq 5, Jellaviq 6, Milenkoviq 7, Kotur 7, Paliska 6, Sredojeviq 6, Jankoviq 6, Radmanoviq 6 (Strukar), Materlan 5 (Valençiq), Shkerjanc 5 dhe Vujiçiq 5.
19 tetor 1986, java e 11-të
PRISHTINA-SLLOBODA e Tuzllës 2:0
Stadiumi i Prishtinës, shikues 10.000.
Gjyqtarë: Bllazhko Zuber i Baçka Topollës, Vujoviq (Cetina) e Kallajxhiq (Mostari).
Shënues: Kujtim Shala (54′-nga penalltia), Muharrem Sahiti (80′).
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 8, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Kujtim Shala 7, Kujtim Lleshi 5 (Boban Stankoviq 6), Muharrem Sahiti 7, Fadil Muriqi 6 dhe Fadil Berisha 5 (AFRIM TOVËRLANI 6).
Slloboda: Haxhiq 6, Sadikoviq 6, Toçiq 6, Ibriq 7, Memisheviq 7, Gradasheviq 6, Smajloviq 6 (Kostiq), Gogiq 7, Beshireviq 6, Llukiq 6 dhe Kraishnik 6 (Jugvaçiq).
Me 30 nëntor 1986, java e 15-të
PRISHTINA-ZHELEZNIÇARI i Sarajevës 4:4
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Magjoski (Prilep), Llaziq (Kulla).
Shënues: Mensur Nexhipi (20′, 23′, 62′-nga penalltia), Muharrem Sahiti (34′)-Pavlloviq (13′), Baliq (35′ e 60′), Jankoviq (43′).
Kartoni i verdhë: Kujtim Shala.
Prishtina: Rade Stevanoviq 5, Arbnor Morina 6, AFRIM TOVËRLANI 5, (Faton Domi 6), Boban Stankoviq 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 8, Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Muharrem Sahiti 6 (Miodrag Çirkoviq 6).
Zhelezniçari: Shkërba 7, Ivanoviq 6, Baliq 8, Shabanhaxhoviq 6, Komshiq 6, Vërlasheviq 6, Jankoviq 6, Pavlloviq 6, Ninkoviq 6, Çuriç 6 dhe Milanoviq 6 (Gavrilloviq).