Photo Credits: MKD.MK

Shqiptohen gjithsej 133 masa, 26 janë për tejkalim shpejtësie

January 22, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tetë për automjete të paregjistruara. Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje de gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shitjet e çipeve rriten me 10% në 2022, shtohen rreziqet

Story i radhës

VMRO: Kemi mbështetjen më të madhe të qytetarëve

Të fundit nga

Murtezani në seancën e Këshillit kombëtar

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për
sqmken
ShkoLartë