Shitjet e çipeve rriten me 10% në 2022, shtohen rreziqet

Duke parë në drejtim të 2022, analistët thonë se kërkesa pritet të normalizohet dhe kapacitetet prodhues të reja të hyjnë në fuqi.

Prodhuesit e çipeve kanë qenë padyshim fituesit e mëdhenj të epokës së pandemisë dhe momenti i krijuar do të qëndrojë i fortë përgjatë 2022 sipas një raporti të publikuar ditën e Hënë nga Euler Hermes.

“Cikli aktual i semikonduktorëve kanë pasur në funksion të gjitha cilindrat që kur industria e mori veten nga recensioni më i keq i 2019-ës,” thoshte një analist.

Shitjet e çipeve pritet të rriten me 9% të tjera dhe kalojnë 600 miliardë dollarët për herë të parë në 2022. Kujtojmë se shitjet e çipeve u rritën me 26% në 533 miliardë dollarë në 2021.

Prodhuesit si TSMC kanë planifikuar të rrisin kapacitetet por që zakonisht marrin disa vite. Aksionet e këtij të fundit janë rritur me 80% në dy vitet e fundit.

Duke parë në drejtim të 2022, analistët thonë se kërkesa pritet të normalizohet dhe kapacitetet prodhues të reja të hyjnë në fuqi.

Megjithatë ekzistojnë edhe rreziqe me të cilat përballet ky sektor:

  • Shitjet e harduerit mund të bllokojnë normalizimin e kërkesës pas rritjes së fortë të viteve 2020-2021
  • Kërkesa e lartë për çipe mund të vazhdojnë ngrirjen e operacioneve kryesisht prodhuese
  • Beteja SHBA-Kinë për supremaci teknologjike
  • Ndryshimet klimaterike

Përtej normalizimit që do të prekë kompjuterët dhe serverët, gjasa janë që event të paparashikueshme mund të dëmtojnë vendet e prodhimit të çipeve si Tajvani dhe Koreja.

Zhvillime të reja mes Luftës së Ftohtë Teknologjike SHBA-Kinë mund të kenë pasoja të tjera të paparashikueshme. /CIO Albanian

Story i mëparshëm

Anulohen qindra fluturime në SHBA për shkak të rrjetit 5G

Story i radhës

Shqiptohen gjithsej 133 masa, 26 janë për tejkalim shpejtësie

Të fundit nga