​“Shqiptaria” i reagon ASK-së: Jemi të shqetësuar me procesin e regjistrimit të popullsisë

Organizata “Shqiptaria” reagon duke shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e thellë ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.

“Raportimet tona dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një praktikë të papranueshme ku punëtorët e regjistrimit pa konsultuar pjesëmarrësit në regjistrim, po ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme duke i regjistruar pjesëmarrësit në regjistrim në mënyrë arbitrare pa i pyetur për preferencat e tyre”, thuhet në reagim.

Më tej në deklaratën e Organizatës Shqiptaria thuhet se: Ne kemi vërejtur se në rubrikën “tjetër Specifiko”, pjesëmarrësit nuk po u jepet mundësia për të zgjedhur dhe deklaruar sipas preferencave të tyre, kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe rrezikojnë integritetin e procesin te regjistrimit të popullsisë.

Organizata “Shqiptaria” thekson se ky veprim arbitrar i regjistruesve po i shkel në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të pjesëmarrësve në regjistrim.

“Kërkojmë nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndaluar praktikat e paligjshme të regjistruesve që po kryejnë këtë veprim kur tash kanë mbet edhe 8 ditë nga ky proces i rëndësishëm për vendin. Në sjellim fakte të mjaftueshme nga ankesat që na u janë drejtuar neve nga qytetar të shumtë, po ashtu kemi edhe fakt tjetër edhe nga anëtar tonë të cilët me e-mail janë drejtuar ASK për këto vërejtje dhe nuk ka marr përgjigje”, thuhet në reagimin e organizatës Shqiptaria. 

Story i mëparshëm

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Story i radhës

Erdgys Arrazi nuk merr pjesë as në varrimin e dy fëmijëve, “Burgjet” i dhanë leje, policia nuk e mori përsipër

Të fundit nga