Erdgys Arrazi nuk merr pjesë as në varrimin e dy fëmijëve, “Burgjet” i dhanë leje, policia nuk e mori përsipër

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij.

Të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Pavarësisht se iu dha leje nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, Erdgysi nuk do të jet1% i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Story i mëparshëm

​“Shqiptaria” i reagon ASK-së: Jemi të shqetësuar me procesin e regjistrimit të popullsisë

Story i radhës

Demokraci Plus: Komuna e Prishtinës për rikonstruktimin e kulmit të objektit të ri, shpërbleu kompaninë që ka një histori mashtrimi në prokurim publik

Të fundit nga